Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
Në Azerbajxhan ndalohet leximi i ezanit
Qeveria e Azerbajxhanit ka ndaluar leximin e ezanit me përforcuese të zërit. Ky ligj ka hyrë në fuqi nga 23 maji i këtij viti. Si bazë për ndalimin e thirrjes së ezanit me përforcues është marrë ligji mbi prishjen e qetësisë publike. Ata deklaruan se qytetarë të moshuar janë ankuar për shkak të zërit të lartë të ezanit i cili i shqetëson ata si dhe fëmijët e vegjël.




Qytetarët Azeri kanë dënuar këtë ligj i cili është kundër të drejtave të njeriut në kryerjen e obligimeve të tyre fetare. Individë dhe shoqata të ndryshme janë deklaruar rreth këtij ligji. Ata kanë shprehur mllefin e tyre dhe janë ankuar se nuk mund ta dëgjojnë ezanin që e thërret myezini pa përforcues për shkak të zhurmës së përditshme që krijohet nëpër qytet.

Arsyeja për ndalimin e thirrjes së ezanit me përforcues është parë si një akt qesharak nga ana e OJQ-ve. Udhëheqësi i shoqatës për mbrojtjen e të drejtave fetare ka deklaruar se askund në botë, bile edhe në vendet Evropiane dhe në Amerikë, nuk ndalohet thirrja e ezanit me përforcues.

Azerbajxhani është njëri prej ish-republikave Sovjetike i cila ka fituar pavarësinë në vitin 1991. Në të jetojnë rreth 8.1 milion banorë prej të cilëve 93.4 % janë musliman.

Azerbajxhani është i pasur me naftë dhe është anëtare e Organizatës së Konferencës Islamike.