Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Slloveni: Lubjana do ta bëjë të mundshme ndërtimin e xhamisë së parë
Kryebashkiaku i Lubjanës Zoran Jankoviç dhe myftiu i Bashkësisë Islame në Slloveni Nexhad Grabus të mërkurën kanë nënshkruar dokumentin sipas të cilit do të mundësohet ndërtimi i Qendrës Islame së bashku me xhami, e cila do t'ju plotësoj nevojat e 40.000 myslimanëve slloven. Për këtë objekt do të sigurohen më shumë se një mijë metra katror tokë në lagjen Bezhigrad të Lubjanës.
Blerja e tokës duhet të realizohet deri në fund të këtij viti, ndërsa xhamia e parë të cilën myslimanët e Sllovenisë e presin që 40 vite duhet të ndërtohet brenda pesë viteve me ndihmën e donacioneve nga Sllovenia dhe vendet tjera.
Jankoviç ka deklaruar se nuk pret protesta për shkak të lokacionit të xhamisë në kryeqytetin Slloven, siç kishte ndodhur më parë. Nexhat Grabus pas nënshkrimit deklaroi se Qendra Islamike do të ketë hapësirë për aktivitete shoqërore, shkolla dhe xhami, ndërsa plani i xhamisë do të përcaktohet sipas aktit urbanistik të qytetit.