Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
(Ehli sunetit dhe xhematit)
Falënderimi i qoftë Allahut [subhanehu ve teala], të Diturit e të fshehtave, Falësit të mëkatëve, Atij i cili largon brëngat hallet dhe udhëzon zemrat.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i dërguar i Tij.
Allahu, e lartë qoftë madhëria e Tij dhe të shenjtë qofshin emrat e Tij, e dërgoi Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] pas një intervali kohor prej pejgamberëve para tij. Ia zbriti Librin (Kur’anin) dhe ia dhuroi urtësinë që thirri me të në Allahun [subhanehu ve teala]. Mësuan njerëzit nga Kur’ani e Sunneti andaj nuk ia mori Allahu [subhanehu ve teala] shpirtin të dërguarit të Tij përderisa e plotësoi dhe interpretoi shpalljen umetit të tij dhe i udhëzoi në menhexhin e drejtë e të saktë. “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni”. [El- En’amë, 153]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Iu kam lënë në rrugën e drejtë e të bardhë, nata e saj është si dita e saj nuk lajthit nga ajo përveç i shkatërruari (i humburi) .”
Allahu [subhanehu ve teala] sqaroi bazat e Imanit dhe specifikat e besimtarëve. Thotë: “Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, Ditës së Gjykimit engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmëve, bonjakëve, të varfërëve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që fal namazin, e jep zeqatin dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.” [el-Bekare, 177]
Poashtu, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] sqaroi themelet dhe bazat e fesë në hadithin e Xhibrilit kur e pyeti për Islamin, Imanin dhe Ihsanin. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] la sunete, vendosi ligje e dispozita dhe njëkohësisht sqaroi hallallin dhe haramin. Sqaroi poashtu çështjet e akides në mënyrën më të përsosur e të qartë dhe e realizoi ibadetin për Allahun e tij. Mjafton për të Dërguarin tonë nderë dhe rrepspekt lavdërimi i Allahut [subhanehu ve te’ala] ndaj tij: “Vërtetë ti je në një shkallë të lartë të moralit.” [el- Kalem, 4]
Sahabët (radijallahu anhum) të edukuarit e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], bartësit e sheriatit, muxhahidët në rrugën e Allahut, i zgjodhi Allahu për shoqërimin e Pejgamberit të Tij [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Allahu [subhanehu ve teala] sahabët i përshkrujti me Iman të plotë e nxiti në punë të mira me veprimin e tyre.
Thotë Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Po ata që besuan, migruan dhe luftuan për rrugën e Allahut, dhe ata që strehuan dhe ndihmuan, janë besimtarë të vërtetë. Atyre u takon falje (e mëkatëve) dhe furnizim në mënyrë të ndershme.” [El Enfalë, 74]
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]: ”Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesëve) dhe prej ensarëve (vendasëve –ndihmëterëve) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pa sosur. E ky është fitim i madh.” [et-Tevbe, 100]
Gjithashtu i lavdëroi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në fjalën e tij: “Shekulli më i dobishëm është shekulli im, pastaj ata pas tyre, pastaj ata pas tyre.” [Mutefekun alejhi]
Të parët tanë (Selafusalih) realizuan veprimtarinë e tyre jetësore për Islamin, vepruan me të në jetën e tyre shoqërore dhe individuale e poashtu e realizuan plotësisht dhe me dinjitet. Të tillët janë shembull me veprat e tyre dhe mësimet islame për ata të cilët vijnë pas tyre. Historia e veprimteria e tyre ishte dritë për togët e gjeneratat e ardheshme në dituri dhe punë. Andaj kush trason rrugën e tyre do të udhëzohet dhe do të triumfon me xhenetet e begatshme, e kush i kundërshton ata do të humbë dhe to të jetë prej të lajthiturve.
Pasiqë ishin të parët tanë (radijallahu anhum) njerëzit më të përsosur në dije, vepër dhe pasim të Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nxiti Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në pasimin e asaj që ishte Ai në të dhe sahabët e tij, e poashtu urdhëroi me kapjen në atë që ishin nga udhëzimi e urtësia. Njoftoi dhe bëri me dije se grupi i shpëtuar në përqarjen e umetit është ai i cili pason Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe shokët e tij radijallahu anhum.
Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Janë ndarë jehudët në shtatëdhjet e një grup, janë ndarë të krishterët në shtatëdhjet e dy grupe, dhe do të ndahet umeti im në shtatëdhjet e tri grupe, të gjitha do të jenë në zjarr përveç një, i është thënë: Kush janë ata o i Dërguar i Allahut? Tha: Ata të cilët janë në atë të cilën jam unë tash dhe shokët e mi.” (D. m. th. Janë të kapur për Kur’nin dhe sunetin).
Pra, ndodhi kjo që njoftoi Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nga përçarja e ndarja, mirëpo ne jemi të ngarkuar e urdhëruar me kapjen për Kuran dhe Sunet dhe distancimin nga përçarja e ndarja. Jemi të urdhëruar e porositur të jemi prej grupit të shpëtuar, i cili e dinte hakun dhe vepronte me të.
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]: “O ju që besuat! ta keni në kujdes Allahun dhe të jeni me ata të drejtit.” [Et-Tevbe, 119]
Ç’do grup nga grupet islame supozon dhe pretendon se është në të vërtetën dhe grupi tjetër në të kotën, mirëpo pretendimet e supozimet nuk kanë peshë tek Allahu [subhanehu ve teala] nëse nuk kanë me vete argumente nga dituria e dobishme dhe puna e mirë. Allahu [subhanehu ve teala] në librin e Tij i sqaroi cilësitë e këtij grupi, shpalosi dhe qartësoi çështjen e tij.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë “Atij të cilit Allahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë” [en- Nurë, 40]
Prej cilësive të Ehli sunetit dhe xhematit janë:
1.Pasimi i të parëve të umetit (Selefëve) (radijallahu anhum).
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]:
“Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesëve ) dhe prej ensarëve (vendasëve –ndihmëtarëve) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pa sosur. E ky është fitim i madh.” [et-Tevbe, 100]
Pasimi dhe trasimi i tyre në tevhidin e Allahut [subhanehu ve teala] duke lutur vetëm Allahun [subhanehu ve teala] duke kërkuar ndihmë dhe mbrojtje nga Ai. Nuk lutet askush tjeter pëveç Allahut, e as nuk kërkohet ndihmë nga askush tjeter përpos nga Allahu [subhanehu ve teala]. Nuk i bëhet rival Atij në asnjë lloj prej llojeve të ibadetit. Besimi në cilësitë e Allahut [subhanehu ve teala] më të cilat e cilësoi veten e Tij dhe poashtu e cilësoi me to Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Besim dhe bindje kuptimit e jo besim i formës (kejfije). Largimi i Allahut (Tenzih) nga tërë ajo që nuk i takon Atij [subhanehu ve teala].
Tek selefët (radijallahu anhum) kuptimi i cilësive të Allahut [subhanehu ve teala] ka qenë më i qartë se sa kuptimi i dispozitave. Andaj, për këtë nuk kanë pyetur për cilësitë e Allahut [subhanehu ve teala] ashtu siç kanë pyetur për dispozitat Kur’anore.
2. Kapja për librin e Allahut dhe Sunetin e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], dhe kthimi në këto dy burime në polemikë dhe në qështjet tjera fetare.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: ”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kuranin) e Allahut, e mos u përçani!” [ali-Imran, 103]
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te Allahu ( te libri i Tij ) dhe te i dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit” [en-Nisa, 59]
Allahu [subhanehu ve teala] i ka lavdëruar ata të cilët e komentojnë Kur’anin me Kur’an, me Sunet, fjalë të sahabëve dhe tabiinëve, kurse i ka nënçmuar e ç’vlerësuar ata të cilët e pasojnë të paqartën (muteshebihun) në Kuran dhe komentojnë Kur’anin me logjikë.
3. Kapja në atë që dijetarët e selefit dhe umeti janë unanim dhe mos kundërshtimi i Allahut dhe Pejgamberit të Tij.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e pabesimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në dunja) e fusim në xhehenem. Përfundim i keq është ai.” [en-Nisa, 115]
4. Madhërimi i fjalës dhe Sunetit të Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], kujdesi për gjurmët e Tij duke i mësuar ato, poashtu mbrojtja dhe pëlqimi i gjykimit me të.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Kurë thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë:”Dëgjuam dhe rrespektuam!”Të tillët janë ata të shpëtuarit” [en-Nur, 51]
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Për Zotin tënd jo,ata nuk janë besimtarë ( të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa ) të mos binden sinqerisht” [en-Nisa, 65]
Transmeton Axhuriu me sened nga Imran bin Husajni radijallahu anhu se i kishte thënë një njeriut, i cili thoshte:“Nuk punoj me diçka tjetër përveç me Kur’an: Ti je mendjelehtë, a gjen në librin e Allahut se dreka i ka katër rekate që nuk lexohet në të me zë? Pastaj ia numëroi atij namazin, zeqatin e të tjera, dhe tha: A e gjen këtë në librin e Allahut të shtjelluar e komentuar?! Libri i Allahut [subhanehu ve teala] ka ardhur me dispozita kurse Suneti sqaron dhe komenton atë.
Transmeton Imam Ahmedi nga Ibën Mesudi radijallahu anhu i cili thoshte për gruan që pikturon fytyrën dhe në atë që pikturohet (Vashimeh dhe mustevshimeh) në të po ashtu edhe ajo që i heq vetullat: Ç’është me mua që nuk i mallkoj ato që i ka mallkuar Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i cili (ligj, mallkim) është në librin e Allahut, ku Allahu thotë: “Çka t’ju jep Pejgamberi, atë merrne e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe keni frikë Allahun,” [el-Hasher, 7]
5. Angaghimi në njohjen e hakut dhe mospëlqimi me fjalët e njerëzve nëse ato nuk përputhen me argument nga Kurani dhe Suneti e as nuk kanë bazë të definuar nga dijeterët islam.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: ”Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që Allahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.” [ez-Zumer, 18]
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]: “Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.” [el-A’rafë, 3]
6. Dashuria, mëshira ndaj muslimanëve këshilla ndaj tyre dhe pengimi i së keqës nga ata.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes ) s’ka dyshim se Allahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest dhe i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesëve….” [el-Maide, 54]
7. Largimi nga shprehjet e liga për të parët dhe dashuria ndaj tyre.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: ”Dhe ata që kanë ardhur pas tyre thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllëzërit tanë që para nesh i pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan . Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues.” [el-Hashr 10]
Pra, kjo është e kundërta në të cilën janë disa grupe islame, të cilët i fyejnë e mallkojnë sahabët dhe të zgjedhurit e umetit (radiajllahu anhum).
8. Puna dhe daveti për fenë e Allahut [subhanehu ve teala], ngritja e argumenteve kundër kundërshtarëve dhe xhihadi në rrugën e Tij.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes ) s’ka dyshim se Allahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest dhe i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesëve, që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi.....” [el-Maide, 54]
Transmeton Muslimi në Sahihun e tij se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”Do të vazhdoj një grup nga umeti im i përqëndruar e i pathyer në hak nuk iu bënë dëm atyre ata që i kundërshtojn pëderisa të vijë urdhëri i Allahut e ata janë në këtë.”
[transmeton Muslimi]
9. Këshilla për Allahun, librin, Pejgamberin e Tij për udhëheqësat e muslimanëve dhe popullin në përgjithësi. Rrespekti i udhëheqësave, urdhërimi i tyre për të mirë dhe ndalimi nga e keqja me urtësi dhe butësi.
Pasimi i tyre në të mirën dhe mos kryengritja nga udhëheqësia e tyre derisa mos të shihet tek ta mosbesimi-kufri i qartë, që ka argument nga libri i Allahut. D.m.th. veprimi i të kundërtës që e veprojnë Havarixhët, të cilët i bëjnë hallall gjaqet, pasurinë e muslimanëve dhe e shohin mosrrespektimin e udhëheqësave dhe e lejojnë mbytjen e mëkatarëve (nga muslimanët).
Pastaj, bidatçinjët janë dy grupe, prej tyre: Hoxhallarë dhe Pasuesë.
Imamë bidatçinjë janë ata, të cilët kanë themeluar medh-hebin e tyre më synim të keq dhe kurthë ndaj islamit, e prej tyre ka të tillë të cilët kanë themelu me synime të mira. Mirëpo, të gjithë janë të lajthitur përveç nëse pendohen dhe janë me besimtarët.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “...e ata që në zemrat e tyre kanë anim nga e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë ( Muteshabih) për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos Allahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë...” [ali-Imran, 7]
O musliman kapuni për atë që ishin të parët e umetit tonë, me të cilët Allahu ishte i kënaqur ndaj tyre e poashtu ata ishin të kënaqur ndaj Tij. Iu premtoi xhenetin dhe dëshmoi për ta me iman të plotë. Mos u mashtro me shtimin e të humburëve e as mos u ndiej i huaj me pakësimin e pasuasëve të Kuranit dhe Sunetit.
10. Prej cilësive te Ehli sunetit gjithashtu është: Urdhëri për të mirë, ndalimi nga e keqja dhe thirrja në Allahun me urtësi, këshillë të mirë dhe interpretimin e hakut tek njerzit.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni Allahun....” [ali-Imran, 110]
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Kush e sheh prej jush një të keqe le ta ndryshon atë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet le ta urrej me zemren e tij, e kjo është shkalla më e ulët e imanit.” [transmeton Muslimi]
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]: ”Thuaj: ”Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” [Jusuf, 108]
Këto janë cilësitë e Ehli suneti dhe xhematit, të cilët ecin mbi menhexhin e të parëve të umetit prej Sahabëve, Tabi-inëve dhe kush i pason ata në të mirë. Bëhuni dhe pasone menhexhin e tyre do të triumfoni e shpëtoni në dunja dhe ahiret.
O musliman, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka tërhequr vërejtjen nga kundërshtimi dhe mospasimi i udhëzimit të tij dhe Sahabëve të zgjedhur. Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: ”Keni kujdes nga risitë (bidatet), se ç’do bidat a risi është lajthitje.”
Thotë Allahu [subhanehu ve teala]: ”Ti (Muhamed) përqëndrohu vendosshmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufit e caktuar), se me të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.” [Hudë, 112]
O musliman, Allahu [subhanehu ve teala] ka ndaluar fitnet, ndarjen dhe polemikat. Thotë: ”Dhe kapuni që të gjithë ju për liatrin (fenë dhe Kuranin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtoni nimetet (dhuntitë) e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllëzër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehenemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.” [ali-Imran, 103]
Ndalesa e Kuranit dhe Sunetit nga fitnet dhe përçarjet është bërë përshkak se ato i japin imazh të keq fesë dhe e dobësojn atë. Andaj, shkak i tyre është edhe marrja e ndereve dhe lejimi i harameve e i pasurive, të cilat nëse ndodhin pa hak e prishin jetën e rregullt në këtë dunja.
Marrë nga revista Et-Tevhid
Ali Abdurrahman El – Hudhejfi
Ligjërues në xhaminë së Pejgmberit
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem]
Përktheu:
Lulzim Murseli
17 korrik 2005