Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
Imani shtohet dhe pakesohet

    Imani shtohet dhe pakësohet. Shtohet me nënshtrim ndaj All-llahut dhe vepra të mira, dhe pakësohet e dobësohet me vepra të liga. Këtë e argumentojnë shumë ajete dhe hadithe.

    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "E besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur permendet All-llahu u rrenqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet Imani (besimi) dhe që janë të mbeshtetur vetëm të Zoti i tyre." [Enfal, 2]
        Si dhe ajeti: "E All-llahu ua shton besimin atyre qe u udhëzuan, e veprat e tyre të perjetëshme janë shpërblimi më i dobishëm të Zoti yt dhe përfundim më i mirë." [Merjem, 76]
        Në ajetin tjetër All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar bindjen në besimin e vet qe kishin. Ushtritë e qiejve dhe të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahu është shumë i Dijshëm dhe shumë Preciz." [Fet'h, 4]
        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Kurse ata që gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë, dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur." [Muhammed, 17]
        Dhe nga Ebu Seid El-Hudrij [radijallahu anhu] transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: “Kush nga ju sheh një të keqe le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët”. [Muslimi]
        Si dhe në hadithin tjetër ku thotë: "Prej besimtarëve me iman më të plotë janë ata që kanë moral më të lartë." [Muttefekun alejhi]

        Fjalet e dijetareve te Ehli Sunnetit se imani shtohet dhe pakesohet
        Nga Ebu Derda [radijallahu anhu] transmetohet se ka thënë: "Imani shtohet dhe pakësohet." [Sunen ibn Maxheh]
        Dhe nga Ebu Hurejrah [radijallahu anhu] transmetohet se ka thënë: "Imani shtohet dhe pakësohet." [Essunneh li Abdil-lah]
        Si dhe nga ibën Abbasi [radijallahu anhu] se ka thënë: "Imani shtohet dhe pakësohet." [Sunen ibn Maxheh]
        Dhe prej Tabi'ineve transmetohet nga Muxhahidi se ka thënë: "Imani shtohet dhe pakësohet."
        Shejhul-islam ibën Tejmijjeh [Allahu e mëshiroftë] thotë: "Janë pajtuar selefet se Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet."
        Dhe Ahmed ibën Hambeli [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: "Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet, sikur ka ardhur na hadithin:" Prej besimtareve me iman me të plotë janë ata që kanë moral më të lartë.” [Muttefekun alejhi]
        Ka thene Imam Euza'ij [Allahu e mëshiroftë]: "Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet. E kush thotë se imani shtohet e nuk pakësohet, ruanu prej tij se ai është bidatçi."
        Dhe Sufjani [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: "Imani është fjalë, vepër dhe qellim, shtohet dhe pakësohet. Shtohet me nenshtrim ndaj All-llahut dhe pakësohet me mëkate."
        Ka thënë Ebu Zur'ah dhe Ebu Hatim Er-Razij [Allahu i mëshiroftë]: "I kemi arritë dijetarët e të gjitha vendeve; të hixhazit, irakut, shamit, jemenit dhe medh-hebi i tyre ishte se imani është: fjalë dhe veper, shtohet dhe pakësohet."
        Dhe për fund arrijmë që të konkludojmë dhe të definojmë se: "Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet. "

والحمد لله رب العالمين ، وصلى الله وسلم على نبينا محمد وصحبه وأتباعه إلى يوم الدين

        Shkroi:
        Adil bin Muhammed bin Alij Esh-Shejhanij
        Perktheu: Omer Bajrami
        17 Shkurt 2007