Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
Pranoi Islamin, ra në sexhde dhe ndërroi jetë
Shejh Muhammed Hassani tregon:
  Erdhi një ditë një djalosh amerikan në qendrën tonë islamike në New york dhe kërkoi që t'i ndihmojmë dhe t'i tregojmë se si ta pranojë Islamin. Ai thoshte: Dua ta pranoj islamin... dua ta pranoj islamin... edhe unë dua të bëhem musliman. Por, mos më pyetni për shkakun dhe arsyen.

    Atëherë i ndihmuam që ta shqiptojë shehadetin, ia mësuam marrjen e abdesit,   dhe faljen e namazit. Djaloshi dëshmoi LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMMEDUN RESULULLAH [Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut [subhanehu ve teala] dhe se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i Dërguar i Tij]. Pastaj kërkoj leje që të qëndroje me neve disa ditë dhe ne ram në ujdi.
        Që nga dita e parë, shikimet tona mbetën të kthyera kah ai duke u habitur nga falja namazit te shumtë, nga lutjet e pandërprera, dhe nga të qajturit e vazhdueshëm të tij!
        Në ditën e katërt, djaloshi iu afrua një vëllaut në xhami dhe i tha, dua të dëgjoj Kur'an nga ju, më lexoni mua Kur'an! Ndërsa vëllau i habitur me këtë djalosh e pyeti: O vëllau im, unë që sa vite jam musliman dhe tash para teje po e ndjej vetën shumë të dobët në adhurim dhe nënshtrim ndaj Allahut. Tregom ç'është puna yte? Çka ka ndodhur me ty?
        Atëherë i tha atij: Unë tash e katër vite jam në kërkim të së vërtetës dhe që katër vite nuk më ka kaluar asnjë natë pa qajtur një kohë të gjatë dhe pa kërkuar nga Zoti i vërtetë që të më udhëzojë në rrugën e drejtë. Një natë, para se të vij këtu, pashë në ëndërr Isaun alejhi selam, i cili më tha: "Pranoje Islamin, bëhu musliman, pranoje Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të Dërguar, se unë dhe ai jemi vëllezër, dhe ai është vula e Pejgamberëve dhe i Dërguari për mbarë njerëzimin...!
        Dhe tash pas hyrjes sime në Islam dhe pas faljes së namazit po e ndjej një qetësi të zemrës dhe një kënaqësi të çuditshme të shpirtit, të cilën s'kam mundur ta shijojë kurrë më herët gjatë jetës sime.
        Thotë Shejhu: Dhe po atë ditë, në namazin e jacisë, u ngrit ky djalosh për t'u falë dhe në rekatin e parë djaloshi ra në sexhdeh dhe u vonua shumë në të. Saqë e kryem namazin, ndërsa ai nuk ngriti kokën prej sexhdes.
        Atëherë vrapuan disa vëllezër të shohin se ç'po ndodhë me të, dhe kur e ngritën kokën e tij pamë se djaloshi ishte ndarë nga kjo botë dhe shpirti i tij kishte kaluar në botën tjetër.

        Përktheu:
        Omer Bajrami
        24 Mars 2007