Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
(Në emër të Zotit, Bamirësit të përgjithshëm, mëshirëbërësit)
Falenderimet dhe lavdimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh, përshëndetjet dhe
salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij - Muhammedin a.s.
Këtë letër jua shkruaj se ju dua. Atë që e don më së shumti, atij i dëshiron
të mira në këtë botë (dunja) dhe në botën e ardhme (ahiret). Do të jem shumë
e gëzuarsikur edhe ju të jeni të gëzuara në këtë botë dhe në botën e ardhme.
Të jesh me të vërtetë i gëzuar do të thotë: të njohësh thelbin e vërtetë të
çështjes. Dije se ka kush kujdeset për ty, kush të shikon dhe të mbikqyr
edhe kur flen, ka kush të ushqen edhe kur nuk shtjen asnjë kafshatë në gojë.
Të njohësh afërsinë e Tij - është gëzimi më i madh!
Nënë e dashur, kush e njeh këtë me të vërtetë është i gëzuar, sepse gëzimi i
vërtetë është i përjetshëm. Mirëpo, ajo që më së tepërmi më mundo është
pikërisht mospërfillja e kësaj çështjeje aq të ndijshme dhe lidhja jonë e
dobët për fijen e cila asnjëherë nuk këputet. Imani (besimi) ynë mezi që
merr frymë në kraharorët tonë . Sikur po i dëgjohet fryma e fundit. Motra
me mos lejojmë të ushojë! T'ia zgjasim jetën! Me këtë, vetes më së shumti
do t'i ndihmojmë. Mund ta shuajmë flakën e fundit të imanit tonë edhe ashtu
të dobët, por edhe mund ta zgjojmë nga letargjia dhe t'i ndriçojmë hapsirat
tona shpirtërore.
Motra ime, All-llahu xh.sh na krijoi që vetëm Atij t'i drejtohemi dhe Atë të
Vetmin ta adhurojmë. Të gjithë hyjnitë tjera patjetër të bien para madhërisë
dhe shkëlqimit të Tij. Arsyeja e krijimit tonë është pikërisht kjo:
"I krijova xhinët dhe njerëzit vetëm që të më adhurojnë". (Edh-Dharijat, 56)
Nënë e dashur, nëse shikojmë se çna ka dhuruar All-llahu xh.sh, duke na
krijuar në formën dhe pamjen më të nukur, duke na liruaur nga çdo robëri -
se vetëm robër të All-llahut jemi, atëhehë na mbetën pak mundësi që për
gjithë këtë Atij t'i falenderohemi. Shembull më të mirë në falenderimin e
All-llahut xh.sh e kemi të Dërguarin e All-llahut, i cili aq gjatë falej
natën sa që edhe këmbët i ëjteshin. Aisha (All-llahu xh.sh qoftë i kënaqur
me të) për këtë i thoshte: Pse e bën gjithë këtë, o i Dërguari i All-llahut,
kur Ai t'i ka falur mëkatet tua? I dërguari i All-llahut iu përgjigj: Si mos
i falenderohem Zotit tim!
Duhet të mundohemi që ta meritojmë kënaqësinë dhe mëshirën e All-llahut
xh.sh.
Dashuria ndaj Tij duhet t'i rrënojë të gjitha barierat për t'u ngritur tek
Ai, që është i Përhershëm, i Vetmi, Mëshirues dhe Krijues.
Nëse pranojmë se e duam Krijuesin tonë, atëherë duhet që në rrugën e Tij të
flijojmë pjesë të dëfrimeve tona, të ndërpresim aleancën tonë me shejtanin
dhe të hyjmë në limanin e afërsisë së Tij. Se, nëse jemi të dashuruar - jemi
në gjendje të flijojmë çdo gjë për të dashurin. Duam atë të cilën edhe Ai e
don dhe punojmë atë me të cilën Ai është i kënaqur.
Sipas kësaj, nëse e pranojmë se e duam Krijuesin tonë - me çka e shprehim
këtë?! Çka duhet të bëjmë që të jemi në afërsinë e Tij dhe nën mbrojtjen e
mëshirës së Tij?!
Kjo çështje duhet çdo herë të na preukopojë në mendimet tona. Duhet të jemi
të vetëdijshëm për faktin se , përderisa ia kemi dhënë besën All-llahut
xh.sh, pra kemi thënë shehadetin, qtëhere kjo nënkupton përuljen e
tërësishëm Krijuesit të Madhëruar. Ai që e nënshkruan kontratën me Krijuesin
e vet, duke shqiptuar shehadetin, do të thtë se u nënshtrohet të gjitha
pikave të kontratës dhe s'mund ta mohojë apo refuzojë ndonjë pikë të saj.
"Vallë, besoni njërën pjesë të librit, ndërsa tjetrën e mohoni?!" (ajet)
All-llahu xh.sh tërheq vërejtjen:
"Kur All-llahu dhe i Dërguari i Tij diç caktojnë, atëhere as besimtari e as
besimtarja nuk kanë të drejtë të gjykojnë sipas mendimit të vet. Po kush
All-llahun hde të Dërguarin e Tij nuk e dëgjon, ai me siguri ka devijuar
prej rrugës së vërtetë". (El-Ahzab, 36).
Plotësisht ështëe logjikshme të dëgjohet Ai i cili është Njohës i të gjitha
gjërave dhe din ç' është për ne më e nevojshme, edhe pse me gjykimet tona ne
nuk jemi në gjendje t'i kuptojmë.
Nënë e dashur, kusht që të jemi besimtarë të mirë do të mvaret nga
nënshtrimi dhe dëgjueshmëria jonëndaj All-llahut xh.sh dhe të Dërguarit të
Tij:
"Betohem në Zotin tënd, se ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë,
përderisa mos të marrun Ty për arbitër për ato konflikte që ekzistojnë në
mes tyre, e pastaj të mosndiejnë kurrfarë dëshpërimi ndaj gjykimit tënd dhe
të të Ty plotësisht". (En-Nisa, 65)
Shumica këtu kemi rënë në provim. Si ta quajmë veten besimtarë dhe të kemi
mëshirën e All-llahut kur u nënshtrohemi epsheve tona dhe udhëzimeve të
Iblisit?! Motra ime, më në fund është koha të përcaktohemi : në radhën e
All-llahu xh.sh ose në radhet e djallit të mallkuar. Zgjidhje të tretë nuk
ka. Ajo që më së shumti më mundon dhe më shkakton dhembje është lidhja jonë
e dobët e dobët për litarin e All-llahut, lidhje që mund të ndërpritet në
çdo moment . Sidomos ne, nënë e dashur, kemi dështuar në rrethin dhe në
lëmin e veprimit tonë: në obligimet tona si nëna, si bashkshorte dhe is
motra.
Nga ana tjetër, aty ku femra si nënë, bashkshorte dhe motër duhet të jetë më
e fortë dhe ku vlera e saj është më e madhe - mu aty ka dështuar. Motra ime,
këtu vihet në pytje moralin dhe nderin e pastër Islam, sa më shumë po
avullohet dhe zhduket.
Ne, të dhëna pas shkëlqimit të kësaj bote dhe me tempin e shpejtë të jetës,
atë as që e vërejmë. Bashkëshortët, baballarët dhe vëllezërit, për fat të
keq heshtazi e shikojnë rënien tonë. Dijetarët shumë pak bëjnë fjalë dhe
shkruajnë për këtë. Ata thuajse kanë pushuar të na e tërheqin vërejtjen për
këtë. Nënë e dashur, ky është provimi ynë. Fundamental. Po qe se e japim
këtë provim, për të tjrat dashtë Zoti, do të jetë lehtë. Nëse biem në
provimin më të rëndë të kësaj bote, do të rrekullisemi në zjarrin e
Xhehenemit dhe do ta meritojmë dënimin e All-llahut xh.sh. Vallë, a nuk ke
dëgjuar për thënien (hadithin) e të Dërguarit të All-llahut se më së shumti
gra ka parë në zjarr. Po, gra si ne! Ne që i kemi lënë obligimet tona, që
moralin tonë e kemi sjellë deri në pikën më të ulët, duke ndjekur me
kokëfortësi djallin tonë të brendshëm e të jashtëm dhe mashtrimin e tij.
Motra ime e dashur, historia na mëson se shumë popuj të mëdjenj janë
shpartalluar dhe shkatërruar - mu për shkak të dobësimit të moralit. Studjo
historinë e të gjithë popujve të mëdhenj, të cilët që moti janë zhdukur nga
skena historike, do të konstratosh se shkaku kryesor, përveç gjërave
sekondare, ka qenë dhënia e tyre pas epsheve dhe gjërave të pamoralshm! Ky
është shkaku se ata u shkatërruan në këtë botë. Në botën tjetër kjo do të
jetë shkaku se ata u shkatërruan në këtë botë. Në botën tjetër kjo do të
jetë shkaku i vuajtjes së përhershëm të tyre.
Dikur femra ka qenë si margaritarë në guacë, e ruajtur me xhelozi në fund të
thellësirave të detit. Njeriu e ka paramenduar, për të ka ëndërruar, ka
medituar.... Andaj, nga mosafrueshmëria e prekjeve trupore dhe punëve të
pamoralshme, duke falenderuar ruajtjes së moralit dhe normave të tij me
xhelozi, gjatë historisë te shumë popuj kanë lindur këngë të paarritshme,
epe, këngë lirike dhe romane. Shkrimtarët dhe poetët për këtë mund vetëm të
ëndërrojnë, sepse nuk mund ta ndiejnë në thelbin e qënies së tyre atë të
cilën e kanë ndier kolegët e tyre të mëparshëm. Nga kjo sot, për fat të keq,
nuk ka vepra të tilla kapitale, as në prozë e as në poezi.
Sot, jo që nuk ka nevojë të notojmë thellë në det dhe të kërkojmë guacën, ta
paramendojmë dhe të meditojmë për të, por as që ka nevojë ta hapim, pasi që
ajo ka hedhur çdo gjë nga vetja, gjoja se në emër të lirisë dhe emancipimit,
duke muos kuptuar se është bërë mall pr tregti! Dikur në treg janë ekspozuar
dhe shitur vetëm patate, lakëra, domate, dardhë, mollë, kumbulla, dhe pemë
dhe perime të tjera, ndërsa sot, mdërkaq, në tregjet dhe në të gjitha vendet
e tjera publike ekspozohen pjesë të ndryshme të trupit. Çdokujt i është%