Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Kthehu pas
Gruaja–shoqe dhe bashkëshorte
Gruaja–shoqe dhe bashkëshorte


“Dhe nga treguesit e Tij se Ai ju krijoi juve gra në mesin tuaj, që ju të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dashuri e mëshirë.” (Err-Rrum, 21)

Shumë njerëz gabojnë dhe gruan e tyre e konsiderojnë vetëm si objekt seksual. Me këtë, ata jetën e tyre dhe të grave të tyre e bëjnë të shkretë dhe të vobektë. Burrat e lumtur janë ata të cilët gratë e tyre i zënë shoqe me plotkuptimin e fjalës. Këtë shoqëri e miraton edhe vargu i shenjtë kur’anor dhe e quan dashuri e mëshirëi. E ka qëlluar ai që ka thënë: “Martesa e cila nuk i jep bashkëshortëve më tepër se kënaqësinë seksulale, nuk meriton të quhet martesë. Lumturia në martesë shpeshherë vazhdon të ekzistojë edhe në qoftë se në mes të bashkëshortëve mungon lidhja seksuale për ndonjë arsye. Logjikisht, sikur martesa të mos themelohej në bazë tjetër veç në lidhje seksuale, ajo do të ishte burim i një vuajtjeje të madhe, sepse që të ngopen shpirtërat para se të ngopen trupërat, martesa duhet të qëndrojë në themel më të thellë se sa lidhja seksuale.”

Dikush tjetër ka thënë: “Nuk është e drejtë thënia se gruaja është mjet kënaqësie në dorën e burrit. Dashuria për të mbillet në zemrën e tij qysh në ditët e fejesës, dhe ai nis ta ndërtojë atë dashuri vazhdmisht. Kjo dashuri vazhdon më tutje kur ajo bëhet grua dhe shoqe e jetës së tij dhe nënë e fëmijëve të tij. Burri i cili interesohet për lumturinë e gruas së tij, prej së cilës – pa dyshim – varet edhe lumturia e tij, duhet ta dijë se lumturia i tejkalon kënaqësitë e shqisave. Lumturia do të thotë më shumë se sa kjo. Lumturia është bashkim i zemrave, shkëmbim i ndjenjave të dashurisë dhe përkujdesje që të sigurohet gruaja me dashuri e dhembshuri që të fitohet besimi i saj.” Sa e bukur është jeta e bashkëshortëve që në të njejtën kohë janë edhe shokë. Dhe sa e shëmtuar është jeta e bashkëshortëve të cilët aktrojnë në teatrin e jetës së shtazëve!

Gruaja nuk duhet të kërkojë shkurorëzim pa të drejtë

“Aroma e xhennetit është e ndaluar për secilën grua që kërkon shkurorëzim pa arsye.” (El-Hakimi, Et-Tirmidhiu, Ibn Maxhe. Sahih)

Shpërblimi për gruan e cila i bindet burrit të saj

“Gruaja e cila i fal pesë namazet (ditore), e agjëron muajin (ramazan), e ruan organin e nderin e saj dhe i bindet burrit të saj, le të hyjë nga cila portë e xhennetit që të dëshirojë.” (Ebu Naimi në El-hilje. E arrin gradën hasen dhe sahih)

Nga Husajn Ibën Muhsan përcillet të ketë thënë: ”Më ka treguar halla ime: - Shkova tek i Dërguari i All-llahut për një nevojë, e ai më pyeti: - A ke burrë? Thashë: - Po. Më tha: - Po si je me të? Thashë: - Nuk kam vërejtje në bindje dhe shërbim për të, aq sa të kam mundësi. Tha: - Shiko se si je me të, sepse ai është xhenneti dhe xhehenemi yt!” (Et-Tirmidhiu me sened Sahih)

“اdo grua e cila vdes dhe burri i saj është i kënaqur me të, hyn në xhennet.”(Et-Tirmidhi, Sahih)
__________________