Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Kthehu pas
Roli i grave të burrave që punojnë për fenë
Roli i grave të burrave që punojnë për fenë


Shumë prej grave të mira nuk e dinë, harrojnë apo habiten se edhe ato marrin pjesë në sevapin dhe veprat që Allahu ua mundëson burrave të tyre t'i bëjnë. Këtë shpërblim e arrijnë çdoherë kur ato shpresojnë shpërblimet dhe krijojnë atmosferën e duhur në shtëpi, prej ku ai merr fuqinë dhe guximin. Ato po ashtu, i inkurajojnë burrat, i këshillojnë për durim dhe ua forcojnë ambiciet për të vazhduar në thirrje kah Allahu dhe aktivitetet tjera bamirëse.

Kjo mosdije apo, më mirë thuaj kjo shtirje për mosdije, harresa dhe habitja e grave shpesh ka dhënë rezultatet jo të mira në raportet e saj me burrin, madje ka shkaktuar pengesa të mëdha në rrugën e thirrësit. Prej atyre pengesave janë:

1. Ankesat e shumta nga burri ose kundër burrit për shkak të qëndrimit të gjatë jashtë shtëpisë, mosrealizimit të kërkesave të saja, luajtjes së madhe të fëmijëve, problemet që ia bëjnë fëmijët asaj, atmosferës dhe klimës... Imam Muslimi në sahihun e tij transmeton se Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, rrëfen: Isha prezent kur Resulullahu, salallahu alejhi ve selem, na e fali namazin e Bajramit. Në fillim e fali namazin para ligjëratës, pa ezan dhe pa ikamet. Pastaj, u ngrit duke u mbështetur te Bilali dhe filloi të urdhëroi që t'i kemi frikë Allahut, nxiste në respektim të Allahut, i këshillonte njerëzit dhe i përkujtonte. Pastaj, eci derisa arriti te gratë dhe filloi t'i këshillojë dhe t'i përkujtojë, duke u thënë: Jepni sadaka, sepse shumë prej grave do të jenë lëndë djegëse të Zjarrit. Atëherë, nga mesi i grave u çua një grua dhe tha: Pse, o i dërguar i Allahut? Sepse shumë ankoheni dhe mohoni mirësitë e burrit – tha Resulullahu, salallahu alejhi ve selem. Pas kësaj, gratë filluan të japin sadaka nga të gjitha llojet e stolive që kishin.

2. Kërkesat e shumta dhe mosinteresimi për kohën dhe momentin, se a është përshtatshme të parashtrohet ajo kërkesë apo jo.

3. Bërja e krahasimeve të dukshme dhe jo të sakta, duke mos ditur sekretet e çdo shtëpie dhe duke mos vërejtur gjërat negative te ata. Në këtë mënyrë ajo bën krahasime midis burrit të saj dhe burrave të afërmve, shoqeve dhe njerëzve tjerë. Shumë më mirë do të ishte të bënte krahasimin me shumë familje të dëshpëruara, në të cilat vazhdimisht jetohet me potere, kërcënime, rrahje dhe dhunime, për shkak se burrat i kanë pijanecë apo diç tjetër.

4. Moskryerja e edukimit të fëmijëve ashtu si duhet, duke u mbështetur në faktin se përgjegjësinë primare për këtë e ka burri.

5. Humbja e dukjes së bukur në fytyrë, duke u argumentuar se burri vazhdimisht vonohet dhe ka shumë punë.

6. Caktimi i takimeve me të afërmit dhe shoqet e saja, duke mos shikuar aspak në mundësitë e burrit për realizimin e tyre.

7. Ndikimi i shpejtë nga muhabetet e grave dhe besimi i çdo fjale që thuhet.

8. Mohimi i mirësive dhe momenteve të mira që ka pasur me burrin.

9. Dhënia rëndësi gjërave të dukshme dhe zbukurimeve të thata.

10. Dëshpërimi dhe depresioni i vazhdueshëm për shkak të ambicieve të ulëta. Ambiciet e burrit të saj janë në qiell, por të saj nën dhe. Posa të arrijë burri në shtëpi vëren mërzinë dhe dëshpërimin për një të keqe që ka ndodhur apo për ndonjë detyrë që s'e ka kryer, sepse ajo është e angazhuar me filan modën që ka dalë apo me fustanin ku ka bërë gabim rrobaqepësja.

Ajo që kërkohet dhe shpresohet nga gruaja e davetçiut, nga një grua që kupton, që është largpamëse dhe shpreson ardhmëri të ndritshme, është që me burrin e saj të ketë këtë sjellje:

1. Të bësh lutje para daljes së tij dhe pasi të del, për qëndrueshmëri. Kjo është nga shkaqet që më së shumti do ta përforcojnë, e kjo nuk të kushton asgjë motër e nderuar.

2. T'i kryesh detyrat që ke me fëmijët dhe të mos ankohesh nga ata, apo t'i telefonosh shpesh se çka paskan bërë fëmijët. Fjala e Haulës, radijallahu anha: "Me të unë kam fëmijë, nëse ia lë vetëm atij do të humbin, e nëse i mbaj vetëm unë do të mbesin të uritur", tregon qartë rolin kryesor që ka gruaja në edukim.

3. Tubimi dhe koordinimi i kërkesave që ke, duke u munduar t'ia parashtrosh që të mundet t'i kryejë në kohë të përshtatshme. Po ashtu mos harro ta përkujtosh se për këto gjëra ai do të shpërblehet.

4. Përkujtoje burrin vazhdimisht se çfarë punë të mira mundet të kryejë dhe ndihmoji sa të mundesh.

5. Këshilloje të ketë durim dhe përkujtoje se për të ka shpërblim. E kur kaplohet me plogështi, detyra dhe lodhje, ti duro dhe mos i këput lidhjet.

6. Barti të gjitha detyrat e shtëpisë dhe gjej zgjidhje për çdo situatë, e kur është në udhëtim mos e lajmëro me diç që ia prishë qejfin, sepse ashtu e pengon aktivitetin e tij.

7. Ndihmoji në tubimin e materialeve, shkrimin e temave të ndryshme apo ideve të reja. Ndihmoji të shkruajë dhe të printojë atë që i duhet, nëse mundesh.

8. T'i afrohesh fizikisht edhe më tepër kur të vëresh se ai dëshiron atë, por mos harro t'i lësh mundësi edhe të rrijë apo të flejë vetë, kur të vëresh se ai dëshiron ashtu.

9. Mos ia parashtro asnjë kërkesë kur është i lodhur apo kur ka mendime të shkapërderdhura...

10. Mundohu të dukesh bukur dhe elegante në momentin kur ai vjen në shtëpi.

11. Mundohu t'i ofrosh atmosferë të përshtatshme për të pushuar dhe fjetur, larg zhurmës së fëmijëve.

12. Mundohu të sjellësh risi në shtëpi, duke ndërruar renditjen e orendisë në shtëpi, gjë që ndikon të ketë klimë të përshtatshme për pushim shpirtëror.

13. Të jesh e afërt me familjen e tij dhe të jesh e njohur se si i kanë hallet, sepse kështu do të kurseje shumë kohë për të, ndërsa familja e tij do të jetë e kënaqur me ty dhe atë.

14. Pritja adekuate, madje gëzimi me mysafirët që i vijnë, duke shpresuar shpërblim për shërbimin që ua bën.

15. Largimi i plotë nga harxhimet e tepërta, çfarëdo qofshin (ushqim, ujë, rrymë, tesha etj).

16. Të durosh dhe të mos ankohesh edhe për problemet më të vogla shëndetësore. Jepi shumë rëndësi shërimit me Kur'an dhe sa më pak përdor ilaçe mjekësore.

Paqja dhe lavdërimi qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokët e tij.


Dr. Jahja ibën Ibrahim el-Jahja

Përshtati: Omer Berisha