Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
(Kjo letër është nga një grua, për burrin e saj, i cili nga angazhimi me adhurim nuk rri sa duhet me gruan e tij...)
Në emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit, tek Ai mbështetemi dhe prej Tij kërkojmë ndihmë..
Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ty. Burri im i dashur
Në fillim e lus Allahun që t'i pranojë punët tua të mira, t'i bëjë ato të sinqerta, të të bëjë ty nga më të sinqertit.
Këto ditë, edhepse largimi dhe ndarja yt ishte shumë e rëndë për mua, të cilën e llogaris sa një jetë të tërë, ajo që ma largon mërzinë është bindja se ti, këtë largim je duke e shfrytëzuar në respektim të Allahut, i Cili është dhe do të jetë shkak i bashkëjetesës sonë... na bëftë të qëndrueshëm në të vërtetë...
Kam disa fjalë, që dëshirova t'i dërgoj me zemër para se t'i dërgoj me laps.
I dashur, bëhu i sinqertë me Allahun, nëse dëshiron vepra të pranuara, që mundimi yt të mos bëhet pluhur e hi...
Jam e qetë dhe e di së gjëja më e shtrenjtë që posedon në këtë botë është feja dhe Islami, unë për këtë krenohem... atëherë kur të thërret kjo fe, kujdes dhe shumë kujdes mos kthe kokën nga ne... sepse kemi Allahun, që kujdeset për neve...
Dashuria ime për ty, është aq e madhe, saqë nuk mund të shprehet në këto rreshta. Mirëpo, dashuria dhe krenaria ime me ty, rritet edhe më tepër kur e di se ti nuk ngurron që ta ndihmosh këtë fe dhe vëllezërit e tu mysliman edhe më gjënë më të shtrenjtë, me shpirtin e madh që ke... Allahu na e mundësoftë xhenetin që të dyve...
Burri im, këtë fjalë ta them me plotë dashuri... sikur tërë dynjaja me gjithë çka ka të tubohet për të bërë diçka kundër teje, nuk do të munden përderisa ti je prej atyre që kënaqësinë më të madhe e ndiejnë me Allahun... Kthimi, mbrojtja, ndihma dhe mbështetja yte le të jetë vetëm tek Allahu, ndërsa Libri i Tij le të bëhet shpirti me të cilin do të jetosh... Asnjë moment mos u mbështet në vetvete, sepse do të humbesh dhe shkatërrohesh... mbështetjen ta kesh në Kujdestarin e Madhëruar, e në askënd tjetër prej krijesave...
Për në fund: اdoherë kur të kesh rastin t'i bësh mirë kësaj, assesi mos e braktis...
E lus Allahun, sikur që na ka tubuar në këtë botë për shkak të Islamit, të na tubojë edhe në xhenetin e përhershëm, neve dhe fëmijët tanë...
Të dua o njeriu më i shtrenjtë
Allahu më dhëntë begati për shkak teje, e ndihmoftë këtë fe me ty dhe të bëftë nga ushtarët e Tij