Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Para Islamit gjithë popujt e tokës e ulnin dhe e zhvlerësonin femrën. Derisa më së shumti nga ajo që kishin arritë ata ishte gjykimi i tyre perfundimtar: pranimi dhe miratimi i femres si qenie njerëzore, e qe nuk mund të diskutohej vlera, nderimi dhe barazia e saj me mashkullin ne të drejta dhe obligime.
Ajo tek disa popuj konsiderohej vetëm si mjet zbavitje dhe shfrenimi dhe këtë mund ta kuptojmë më mirë tek fjalët e Dimostinit, i cili tha: "Ne i marrim laviret për kënaqësi dhe marrim të dashurat për përkujdesjen shëndetit tonë dhe i marrim gratë që të kemi femijë të ligjshëm".
Tek romaket kishte të drejtë prindi apo burri ta shesë atë për ke të dojë. Ndërsa tek arabet kishte të drejtë i biri i burrit të saj ta trashëgojë atë ashtu siç i trashëgon gjitha gjërat tjera nga prindi i tij. E shpetimi më i madh i saj ishte nëse ajo nuk varrosej për së gjalli. Kështu njejtë trajtohej edhe tek persianet, indianet dhe popujt e tjerë.
Deri në këtë kohë askush nuk mendoi për ndonjë kthese rrenjësore në këtë drejtim, e as që ndërmori dikush gjë për të drejtat e saja. Deri kur?
Deri kur erdhi Islami, i cili njohu barazinë e saj me mashkullin dhe ia dha të drejtat e saja të plota, që ta shpëtojë nga ky trajtim i tmerrshëm dhe i turpshëm, dhe ta ngritë atë në vendin e saj të duhur dhe meritues.
Si e ndryshoi Islami këtë gjendje dhe çfarë të drejta dhe barazime i dha asaj?
Barazia në zanafille të njerëzimit:
Erdhi vendimi islam dhe në formë të prerë sqaroi prejardhjen dhe origjinen e llojit njerëzor dhe atë ne shumë ajete, si: "O ju njerëz, kinie frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra." [En-Nisa, 1]
Si dhe në ajetin tjeter ku thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "O ju njerëz, vërtetë Ne u krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndërmjet vete, e ska dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqiat), e All-llahu është shumë i dijshem dhe hollesisht i njohur për çdo gjë."
Barazia në përfundim dhe gjykim (llogaritje):
Ashtu siç erdhi vendimi për krijimin e llojit njerëzor në fillim, ashtu do të jetë edhe perfundimi i tyre, qofshin ata meshkuj apo femra, të gjithë do të gjejnë shperblimin apo ndeshkimin e tyre, varesisht nga puna që kanë punuar në dunja.
Siç thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo qe ka punuar. Dhe se mundi i tij më vonë (Diten e Gjykimit) do të shihet. Pastaj, ai shperblehet me shperblimin më të plotë. Dhe se kthimi i fundit do të jetë të Zoti yt."
Apo siç thotë: "Zoti i tyre iu përgjigj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humbi mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër."
Si dhe në ajetin: " Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull apo femër duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u behet fare padrejtesi."
Barazia në të drejta dhe obligime fetare:
All-llahu [subhanehu ve teala] dërgoi pejgamberë dhe zbriti libra drejtuar njerëzimit, drejtuar meshkujve dhe femrave pa kurrfar dallimi. Dhe personaliteti femëror krahas me atë mashkullor është i njejtë në urdhërat dhe ndalesat e Islamit. Dhe nga ajo kërkohet që të besojë në All-llahun Një, në librat dhe pejgamberët e Tij, dhe gjithashtu të ketë kujdes dhe mos të afrohet në prostitucion, alkool, etj. Ajo ka përgjegjësi të plotë në të gjitha këto, sikurse mashkulli.
Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendeset e All-llahut, All-llahu ka pergatitur falje (mekatësh) e shpërblim të madh."
Si dhe ajeti: "Atyre që mohuan (pabesimtarët), Allahu ju sjell shëmbull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurore të dy robërve të mirë nga roberit Tanë, por ato të dyja i tradhtuan (ne fe) ato të dy dhe këta të dy nuk mund t'i mbrojnë fare tek Allahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni të dyjat në zjarrë së bashku me ata që hyjnë". E atyre që besuan, Allahu u solli shembull gruan e Faraonit, kur ajo tha: "Zoti im, më bë një vend pranë meshirës Sate në xhennet dhe me shpeto prej Faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor! Edhe Merjemen bijen e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës Sonë i frymezuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme."
Barazia para drejtësise dhe gjykatës:
Femra gjithashtu ka edhe mborjtjen e shtetin dhe ka të drejtë të paraqet në gjyq nëse i behet shtypje a dhunë.
Thote All-llahu [subhanehu ve teala]: "O ju që besuat, vazhdimisht të jeni deshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër vetvetës suaj, kunder prindërve ose kurndër të afërmëve, le të jetë ai pasanik ose varfnjak, se All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtesise."
Dhe shumë prej grave, të cilat shkonin të Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe ankoheshin për padrejtësitë qe u bëheshin nga të afërmit e tyre, apo nga dikush tjeter, e ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ndihmonte dhe largonte padrejtesine prej tyre. Siç është rasti me atë të cilën e ndaloi vëllau i saj të martohet me atë që ajo dëshironte, dhe ajo shkoi dhe iu ankua Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], pastaj zbriti ajeti: "Nëse pelqejne mes vete ashtu si kerkojnë rregullat, mos i pengoni qe te martohen per burrat e tyre".
Poashtu edhe rasti i asaj, të cilën deshti ta martoi babai i saj, per atë që ajo nuk dëshironte, e pastaj ajo iu ankua Resulull-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ai ia dha të drejtën që të zgjedhe ajo vet, e ajo tha: "Une pranoj ate që ka dashur babai im, por deshta t'ua bëj me dije grave të tjera,s e nuk ka prindi në këtë çështje të drejtë."
Barazia në rrethin familjar:
Paraqet Islami barazinë ndërmjet të drejtave dhe obligimeve ndaj gruas në rrethin familjar, ku thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: "Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi."
Gjithashtu Islami paraqet të drejtën e saj në konsultimin familjar, në lidhje me çështjet e familjes, femijëve siç thotë Allahu [subhanehu ve teala] në lidhje me ndërprerjën e gjidhënies së fëmiut: "E nëse pas një konsultimi dhe pelqimi (prinderit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen (me heret) e gjirit, nuk është ndonjë mëkat për ta."
Keshtu pra Islami e ngriti femren dhe ia dha vlerën dhe të drejtën që i takon dhe e meriton.
Ve subhaneke Allahumme ve bihamdike, esh-hedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke e etubu ilejke.