Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Fjala e Zotit është e shenjtëruar,
është mrekulli mbi mrekullitë.
Nëpër udhëkryqet e jetës
është një dritë e pashuar,
na tregon të gjitha shëmtitë dhe bukuritë.
Fjala e Zotit është ilaç i vërtetë,
sëmundje të ndryshme parandalon,
ajo na jep guxim në këtë jetë,
të qëndrojmë besnik na ndihmon.
Fjala e Zotit është e përsosur,
siç është i përsosur i Madhi Zot,
Ai e ka shpallur, Ai ka vendosur,
për zbatimin e saj në këtë botë.
Kush e zbaton ai ka shpëtuar,
kush e mohon veten ka shkatërruar.