Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut [Xhele Shanuhu], salavatet qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhammedin (SalAllahu Alejhi ve Selem), familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë muslimanëve që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk ka dyshim se falja e namazit ka dobi të shumta dhe mirësi, do ti cekim insha Allah disa prej tyre:
1. Namazi të largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat.
Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:
"Vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç'punoni ju."
2. Namazi është vepra më e mirë pas shehadetit (fjalës La ilahe il-lAllah)
Transmetohet se Abdullah ibn Mesudi (RadijAllahu Anhu) ka thënë:
"E kam pyetur pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) për veprat më të mira? Më tha: ´Namazi në kohën e tij.´ "
(Buhariu dhe Muslimi)
3. Me namaz Allahu [Xhele Shanuhu] e ngrit robin e Tij dhe ia shlyen mëkatet.
Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:
"Shpeshtoni sexhdet, se me të vërtetë çdo sexhde që e bën, Allahu [Xhele Shanuhu] do të të ngris një shkallë dhe do ta shlyej një mëkat."
(Muslimi)
4. Namazi është ndriçim për te, në dunja dhe ahiret (në këtë botë dhe botën tjetër).
Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:
"Përgëzoni ata që shkojnë nëpër errësirë në xhami, sepse ata do të kenë ndriçim të plotë në Ditën e Gjykimit."(Tirmidhiu - sheikh Albani ka thënë se hadithi është sahih)
5. Namazi i shlyen gabimet dhe mëkatet.
Ka thënë Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem):
"A e shihni, sikur të kalonte ndonjë lum pranë shtëpive të juaja, dhe sikur ju të laheshit pesë herë në ditë, athua do t´ju kishte mbetur ndonjë papastërti?" Thanë të pranishmit: "Nuk ka mundësi të mbetet ndonjë papastërti," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "Kështu është çështja e faljes së pesë kohëve të namazit, Allahu [Xhele Shanuhu] i shlyen me to mëkatet."
(Muslimi)
6. Allahu [Xhele Shanuhu] i fal mëkatet që bëhen në mes të dy namazeve.
Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:
"Çdo person që merr abdest ashtu si duhet dhe e fal namazin, Allahu [Xhele Shanuhu] do t'ia fal mëkatet që i bën mes këtij namazi dhe namazit që vjen pas tij."
(Muslimi)
7. Allahu [Xhele Shanuhu] do ti përgatit falësit të namazit gosti në Xhennet sa herë që shkon për sabah dhe mbrëmje.
Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:
"Ai i cili shkon në namazin e mëngjesit apo të mbrëmjes, Allahu [Xhele Shanuhu] do ti përgatit atij gosti në xhennet sa herë që shkon në mëngjes dhe mbrëmje."
(Buhariu dhe Muslimi) [Gosti ka për qëllim atë çka përgatit pronari i shtëpisë për mysafirët e tij]
8. Ai i cili shkon për ta falur ndonjë namaz në xhami, ai e ka shpërblimin sikur të jetë në namaz derisa të kthehet.
Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:
"Çdo person i cili merr abdest ashtu si duhet dhe shkon në xhami, ai është në namaz derisa të kthehet."
(Hakimi - sheikh Albani ka thënë se ky hadith është sahih)
9. Melaiket luten për falësin e namazit sa të qëndroj ai në vendin ku është falur.
Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:
"Melaiket luten për falësin e namazit sa të qëndroj ai në vendin ku është falur, duke thënë: O Allah mëshiroje atë, o Allah falja mëkatet, o Allah pranoja pendimin, dhe kështu luten derisa të ngritet apo të flas."
(Buhariu dhe Muslimi)
10. Namazi i shlyen mëkatet.
Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:
"Falja e pesë kohëve të namazit, xhumaja deri në xhuma, ramazani deri në ramazanin tjetër, janë shkaktarë për shlyerjen e mëkateve që bëhen mes tyre, nëse i largohemi mëkateve të mëdha."
(Muslimi)
Së fundi e lusim Allahun Subhanehu ue Teala që të na bëj prej atyre që i kushtojnë kujdes namazit, dhe e falin atë në kohën e vet, sepse me të vërtetë vdekja është shumë afër dhe gjëja e parë për të cilin do të japim përgjegjësi para Allahut do të jetë namazi, e nëse namazin nuk e kemi kryer atëherë do të jemi në një humbje të madhe.
E lusim Allahun [Xhele Shanuhu] të na i falë mëkatet tona, të prindërve tanë dhe të gjithë muslimanëve.