Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Muslimanët amerikan të zemëruar për arrestimin e gjashtë imamëve
Kthehu pas
Krërët musliman në SHBA, të martën, shprehën zemërimin e tyre pasi që gjashtë imamë me pranga në duar janë nxjerrë nga aeroplani i kompanisë US Airways para fluturimit nga Minneapolisi për në Phoenix për shkak se, siç thuhet, tentuan ta kryejnë lutjen e mbrëmjes.

“Ata janë testuar si terroristë, të poshtëruar. Ky është poshtërim për tërë bashkësinë muslimane dhe dëshmi se islamofobia është problem në rrije në SHBA”, deklaroi Abu Hannoud, drejtor i zyrës për të drejtat e njeriut në Këshillin për marrëdhënjet islamo-amerikane në Arizonë, lajmëron rrjeti televiziv CBS.

Ai shtoi se incidenti kishte ngjarë të hënen në mbrëmje, dhe se gjashtë klerik musliman edhe më tej mundohën të gjejnë fluturim deri në Phoenix.

Drejtori gjeneral i Këshillit për marrëdhënjet islamo-amerikane nga Washingtoni Nihad Awad në deklaratën e tij shprehi shqetësim që anëtarët e ekipazhit, udhëtarët dhe personeli i sigurimit “iu nënshtruan frikës dhe paragjykimeve për muslimanët dhe islamin”, dhë u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të shohin se a janë shkelur regullat nga personeli i sigurimit dhe ekipazhi i US Airways.

Hannoud tha se klerikët në Minneapolis morën pjesë në mbledhjen tre ditore të Federatës së imamëve të Amerikës Veriore, kushtuar “ndërtimit të urave mes muslimanëve dhe shoqërisë amerikane”.

Patrick Hogan, zyrtar në aeroportin e Minneapolisit, deklaroi se nga policia është kërkuar t’i eliminojnë gjashtë persona nga fluturimi për në Phoenix sepse ekipazhi dhe udhëtarët janë të shqetësuar me “sjelljet e tyre të çuditshme” ku sipas tyre, janë lutur në hyrje, brenda në aeroplan kanë biseduar biseda antiameriane për luftën në Irak, kërkuan t’i ndërrojnë ulëset etj.

Pas informatave mediale, të cilat u morën më vonë, një udhëtar anonim ia kishte dorëzuar një letër stjuardesës ku shkruante për sjelljet e çuditshme të muslimanëve të cilët kishin filluar lutjet në ulëset e tyre.

Stjuardesa e frikësuar e lamëroj pilotin i cili menjëher e njoftoi policinë. Por, pas të gjitha sjelljeve të papëlqyera sjelljet e US Airways-it ishin më të neveritshme, sepse në fund refuzuan t’ju sigurojnë fluturimin për në Phoenox.

Përgaditi: Beqir KASTRATI