Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Kthehu pas
Rusia drejt nje vendi musliman
Paramendojeni Rusinë 2050! Paul Goble, specialist për pakicat etnike në Federatën Ruse parashikon që pas disa decenieve Rusia do të bëhet shtet me shumicë muslimane. Normalisht këtu bëhet fjalë për për një rrënje drastike në popullatën ruse e cila është problem në rritje për politikanët rus dhe nga e cila kanë frikë edhe shtetet perëndimore.

Demografët parashikojnë se popullata ruse deri në vitin 2050 nga 143 milion do të bie në 100 milion. Presidenti Putin, me disa masa shtetërore tenton të ndaloj këtë trend, andaj ka ofruar shtesa fëmijërore prej 1.500 rubla për fëmiun e parë ndërsa 3.000 rubla për fëmiun e dytë; pastaj shpërblime për familjet të cilat adoptojnë fëmijët jetim, por e gjithë kjo rezultoi pa sukses. Arsyeja për këtë trend të pasqyrës negative demografike para së gjithash është se popullata e gjinisë femërore në Rusi nuk dëshiron të ketë fëmijë. Nëse një çift vendos të ketë fëmijë, atëherë ata vendosin vetëm për një. Në anën tjetër një familje mesatare muslimane ka 3-5 fëmijë, prandaj pritet që numri i muslimanëve të rritet.

Pranë këtyre shifrave në trendin e rritjes së muslimanëve në Rusi tregon edhe fakti se sot në Rusi ekzistojnë 8.000 xhamia, ndërsa para 15 viteve ishin vetëm 300.

Sipas statistikave të ngjashme numri i xhamive deri në vitin 2015 do të rritet në 25.000. Të gjitha këto shifra, krahas aktiviteteve të rëndësishme të organizatave të davetit në mbarë Rusinë me numër të madh të femrave dhe meshkujve të cilët gati çdo ditë konvertohen në Islam, tregojnë se këto parashikime për të ardhmen e Rusisë si një vend musliman nuk është kurrfarë utopie, por një realitet.

Përgaditi: Beqir KASTRATI