Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
A i lejohet gruas time, e cila është duke i dhënë gji fëmiut dhjetë muajsh, të mos e agjërojë muajin e Ramadanit?
Përgjigje:
Falënderimi i takon All-llahut (Subhanehu ve Teala)
Sa i përket nënave gjidhënëse, sidhe grave shtatëzënë, ekzistojnë dy mundësi:
-1- Nëse gruas nuk i ndikon agjërimi, dhe agjërimi nuk i paraqet vështirësi asaj dhe ajo nuk sheh ndonjë rrezik për fëmiun, atëherë ajo është e obliguar të agjërojë, dhe nuk i lejohet asaj që të mos agjërojë.
-2- Nëse gruaja sheh rrezik për veten e saj dhe për fëmiun, si pasojë e agjërimit, dhe agjërimi i vjenë vështirë, atëherë asaj i lejohet të mos agjërojë, mirëpo ajo duhet t´i kompenzojë ditët e pa-agjëruara.
Në këtë situatë, është më mirë, të mos agjërojë, dhe është mekruh për të agjërimi. Disa dijetarë kanë deklaruar se, nëse ajo frikohet për fëmun e saj, është obligim për të, të mos agjërojë dhe është haram për të agjërimi.
El-Mirdavi ka thënë në el-Insaaf (7/382):
" Është mekruh për të, të agjërojë në këtë rast..."
Ibn ´Akil ka thënë:
" Nëse një grua shtatëzënë apo nëna gjidhënëse, frikohet pë shatëzaninë apo fëmiun e saj, atëherë nuk i lejohet asaj agjërimi në këtë rast, ndërsa nëse ajo nuk frikohet për fëmiun e saj, atëherë nuk i lejohet asaj të mos agjërojë."
Sheikh Ibn ‘Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) është pyetur në Fetava el-Sijam (f. 161):
" Nëse një grua shtatëzënë apo një nënë gjidhënëse nuk agjëron, pa asnjë arsye, dhe ajo është e fortë dhe e shëndoshë dhe nuk ndikon agjërimi në shëndetin e saj, çfarë është hukmi rreth kësaj?"
Ai u përgjigj:
" Nuk është e lejuar për një grua shatëzënë apo një nënë gjidhënëse që të mos agjërojë gjatë ditës në muajin e Ramadanit, përveçse nëse kanë arsye. Nëse nuk agjërojnë duke pasur arsyetim, atëherë duhet të kompenzojnë ditët e pa-agjëruara, sepse në lidhje me të sëmurin, All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotë:
“...ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aqë ditë nga ditët e mëvonshme” El Bekareh, 185
Gratë shatëzënë dhe nënat gjidhënëse hyjnë në kategorinë e njejtë sikurse të sëmurët. Nëse arsyetimi i tyre është frika për fëmiun, atëherë sipas mendimit të disa dijetarëve, ato përveç të kompenzimit të ditëve të pa-agjëruara, poashtu duhet ushqyer një të varfër për çdo ditë të humbur, duke u dhënë grurë, oriz, hurme apo artikuj tjerë ushqimorë. Disa dijetarë kanë thënë se, ato vetëm duhet të kompenzojnë ditët e humbura, sepse nuk ka argument nga Kur´ani dhe Sunneti për ushqimin e të varfërit në këtë rast, dhe se rregulli themelorë është se, nuk ka obligim përderisa nuk ekzistojnë argumente për të. Ky është mendim i Ebu Hanifes (Radijallahu Anhu) dhe është mendim i fortë.
Sheikh Ibn ‘Uthejmin (Radijallahu Anhu) është pyetur në Fetava el-Sijam (f. 162) rreth hukmit të gruas, e cila frikohet për veten e saj dhe për fëmiun, andaj nuk agjëron, dhe është përgjegjur:
" Përgjigja jonë është se, për gruan shatëzënë duhet aplikuar njërën nga dy rregullat.
E para është, nëse është e shëndoshë dhe e fortë, nuk i duket i vështirë agjërimi dhe nuk ka ndikim në fetusin e saj. Në këtë rast, gruaja është e obliguar të agjërojë, sepse ajo nuk ka arsyetim të mos agjërojë.
E dyta është, rasti kur gruaja shtatëzënë nuk është në gjendje të agjërojë, qoftë për shkak se shatëzania është në fazën e përparuar apo ajo është fizikisht e dobët, ose për ndonjë shkak tjetër. Në këtë rast ajo nuk duhet të agjërojë, posaçërisht nëse me këtë rast rrezikohet fetusi, me ç´rast asaj mund t´i bëhet obligative që të mos agjërojë. Nëse ajo nuk agjëron, sikurse edhe të tjerët që nuk agjërojnë duke pasur arsye të vlefshme, ajo duhet t´i kompenzojë ditët e humbura, atëherë kur ky arsyetim më nuk vlenë. Pas lindjes, ajo duhet të kompenzojë ditët e humbura, pasi të jetë e pastruar nga nifasi (gjakëderdhja e paslindjes). Mirëpo, ndonjëherë arsyetimi i shtatëzanisë mund të largohet dhe menjëherë të pasojë ndonjë arsyetim tjetër, respektivisht, dhënia gji. Nëna gjidhënëse mund të ketë nevojë pë ushqim dhe pije, sidomos gjatë ditëve të gjata verore kur është shumë nxehtë. Andaj, ajo mund të mos agjërojë, ashtu që të jetë në gjendje të ushqejë fëmiun me qumështin e saj. Në këtë rast,ne poashtu, i themi asaj: Mos agjëro, dhe kur të largohet koha e arsyetimit, atëherë duhet të kompenzosh ditët e humbura."
Sheikh Ibn Baaz ka thënë në Mexhmu’ el-Fetava (15/224):
"Sa i përket gruas shtatëzane dhe nënës gjidhënëse, vërtetohet në hadithin e Enes ibn Malik el-Ka´bi, që transmetohet nga Ahmedi dhe autorët e Suneneve, me isned (zigjirë transmetuesish) sahih, se i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) u dha atyre leje të mos agjërojnë, dhe e konsideroi rastin e tyre sikurse rastin e udhëtarëve. Dijetarët kanë deklaruar se atyre u lejohet që të mos agjërojnë vetëm nëse agjërimi u vjenë vështirë, siç është rasti i të sëmuarit, apo nëse ato frikohen për fëmijët e tyre. Dhe All-llahu e di më së miri."
Thuhet në Fetava el-Lexhnah el-Da’imah (10/226):
" Gruaja shtatëzane është e obliguar të agjërojë gjatë shtatëzanisë së saj, përveçëse nëse ajo frikohet se agjërimi mund ta rrezikojë fetusin e saj, me ç´rast nuk i lejohet të agjërojë, atëherë ajo duhet t´i kompenzojë ditët e pa-agjëruara pasi të ketë lindur dhe të jetë pastruar nga nifasi."