Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Përdorimi i hapave për parandalimin menstruacione
Kthehu pas
Pyetja:

Nëse periudhat (sh.p. e menstruacioneve) e një gruaje do të fillojnë në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, a është e lejuar që ajo të përdorë hapa kontraceptivë, ashtuqë ajo mund të vazhdojë adhurimin gjatë këtyre ditëve të bekimit?

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut.

Kjo pyetje i është parashtruar Sheikh Muhammed bin Uthejmin-it (All-llahu e mëshiroftë), dhe ai ka thënë:

Ne nuk mendojmë se ajo duhet të përdorë këto hapa për t'i ndihmuar asaj që t'a adhurojë All-llahun, sepse periudha e cila i ndodhë asaj është diçka që All-llahu ka përcaktuar për bijat e Ademit (Alejhi Selam).

I Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka hyrë te Aishja kur ajo ishte me të gjatë Haxhxhit Lamtumirës. Ajo kishte hyrë në Ihraam për Umre, pastaj, asaj i erdhën periudhat para se të arrijë Mekken. Ai [SalAllahu Alejhi ve Selem] hyri tek ajo dhe e gjeti duke qarë. Ai [SalAllahu Alejhi ve Selem] e pyeti, "Pse po qanë?" dhe ajo i tregoi se i kishin ardhur periudhat. Ai [SalAllahu Alejhi ve Selem] i tha, "Kjo është diçka që All-llahu ka përcaktuar për bijat e Ademit."

Prandaj, periudhat nuk janë diçka që janë nën kontroll të saj. Nëse vijnë gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, le të pranojë atë që All-llahu ka përcaktuar për të dhe mos t'i përdorë këto hapa. Kam dëgjuar prej mjekëve të besueshëm se këto hapa mund të dëmtojnë mitrën dhe gjakun dhe mund të shkaktojnë deformime në fetus nëse ajo do të mbetej shtatëzane. Andaj, ne mendojmë se ajo duhet t'u shmanget atyre. Nëse i vijnë periudhat e saja dhe ajo nuk mund të falet apo të agjërojë, kjo është jashtë kontrollit të saj dhe është përcaktim prej All-llahut.

burimi: Islam QA
Kur´an dhe Sunnet