Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Agjërimi i obligohet personit, i cili i plotëson këto kushte:
1. Të jetë musliman
2. Të jetë i vetëdijshëm (për veprimet e veta) (mukallaf)
3. Të jetë në gjendje të agjërojë
4. Të jetë i vendosur (jo udhëtarë)
5. Të mos ketë ndonjë pengesë për të agjëruar
Nëse plotësohen këto pesë kushte, njeriut i bëhet obligim agjërimi.
Kafirët (jo besimtarët) përjashtohen me që nga kushti i parë. Qafiri nuk obligohet të agjërojë dhe nëse agjëron, agjërimi i tij është i pa vlerë.Nëse bëhet musliman, ai nuk është i obliguar që t´i kompenzojë ditët e kaluara që nuk i ka agjëruar.
Argument për këtë është ajeti, në të cilin All-llahu s.v.t. thotë:
“Asgjë tjetër nuk pengon që t´u pranohet ndihmesa e tyre, përveç asaj se ata nuk besuan All-llahun dhe të Dërguarin e Tij (Muhammed a.s.) dhe se nuk erdhën në falje (të Namazit) veçse me përtesë, edhe për atë se ndihmesën e tyre e japin krejt pa dëshirë.”
[el-Teube 9:54]
Pasi që kontributi i tyre nuk është i pranueshëm edhepse iu bëhet mirë të tjerëve, për shkak të kufrit të tyre, atëherë veprat e tjera të adhurimit janë edhe më të papranuara.
Atij nuk i obligohet kompenzimi i ditëve të kaluara pa agjërim, sepse All-llahu s.v.t. thotë:
“Thuaju atyre që nuk kanë besuar, në qoftë se ndalohen (prej mosbesimit), e shkuara e tyre do t´u falet,...”
[el-Enfal 8:38]
Dhe është vërtetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) nuk u ka thënë atyre që bëheshin muslimanë që t´i kompenzojnë detyrat e obliguara të cilat kanë kaluar (para se ta pranojnë Islamin).
A do të dënohet qafiri në Ahiret për mosagjërimin e tij, nëse nuk është bërë musliman?
Përgjigja është: Po, ai do të dënohet për mosagjërim, siedhe për moskryerjen e obligimeve tjera fetare, sepse kur marrim parasysh se edhe muslimani i cili iu ka nënshtruar All-llahut s.v.t. dhe Urdhërave të Tij do të dënohet për moskryerjen e tyre, atëherë është më se e pritur që ai (qafiri) duhet dënuar për to. Pasi që qafiri do të dënohet për begatitë e All-llahut s.v.t. të cilat ai i shfrytëzi në këtë botë, si ushqimi, pijet dhe veshëmbathja, atëherë është më se logjike se do të dënohet për veprimin e harameve dhe mosaplikimin e detyrave të obliguara. Kjo është sipas analogjisë.
Sipas teksteve, All-llahu s.v.t. thotë se të Drejtët (d.m.th. besimtarët) do t´u thonë jobesimtarëve:
" ´ Çka ju shtyri juve që të hyni në Zjarr?´
Ata do të thonë:‘ Ne nuk ishim prej atyre që kryejnë Namazin,
E as nuk ushqenim El‑Miskin (të varfërit);
Dhe flisnim fjalë të kota (të gjitha ato që All-llahu s.v.t. i ka bërë të urryera) me bashkëbisedues mendjemëdhenjë (arogant)
Dhe përgënjeshtronim Ditën e Llogarisë.´ "
[el-Muddeththir 74:42]
Këto katër gjëra do t´i shyejnë ata në Zjarr.
" Ne nuk ishim prej atyre që kryejnë Namazin" d.m.th. se ata nuk faleshin; “ E as nuk ushqenim El‑Miskin (të varfërit)” d.m.th. se ata nuk paguanin Zeqatin; “ Dhe flisnim fjalë të kota( të gjitha ato që All-llahu s.v.t. i ka bërë të urryera) me bashkëbisedues mendjemëdhenjë (arogant)” d.m.th. se ata talleshin me ajetet e All-llahut s.v.t.; “ Dhe përgënjeshtronim Ditën e Llogarisë.”
Kushti i dytë:
Të jetë i vetëdijshëm (mukallaf). Mukallaf është ai, i cili ka arritur moshën e pjekurisë (pubertet, bylyk) dhe ka mendje të shëndoshë, sepse i papjekuri dhe i sëmuri psiqik (i çmendur) nuk janë të vetëdijshëm.
Njeriu me mendje të shëndoshë është e kundërta e njeriut të sëmurë psiqik, i cili ka humbur mendjen, d.m.th. është i çmendur. Çdo njeri që ka humbur mendjen, në çfarëdo mënyre qoftë, nuk është i vetëdijshëm dhe nuk është i obliguar të zbatojë obligimet Islame, qoftë falja, agjërimi apo ushqimi i të varfërve; ai nuk është i obliguar me asgjë.
Kushti i Tretë:
Të jetë në gjendje të agjërojë. Ai, i cili nuk është në gjendje të agjërojë nuk i obligohet agjërimi,All-llahu s.v.t. thotë:
“...ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër ( i ditëve të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohet) nga ditë e tjera...”
[el-Bekareh 2:185]
Pamundësia e agjërimit bie në dy kategori:
pamundësi e përkohëshme dhe pamundësi e përherëshme.
Pamundësi e përkohëshme është ajo e cila u përmend në ajetin e mësipërm, si njëri i cili është i sëmurë por shpreson se do të shërohet, dhe udhëtari. Këtyre personave u lejohet të mos agjërojnë, pasi që ata duhet të kompenzojnë ditët e paagjëruara.
Ata të cilët përgjithmonë nuk janë në gjendje të agjërojnë, si njëri i cili është i sëmurë dhe nuk ka shpresë për shërim, ose ata të cilët janë të moshuar dhe nuk janë në gjendje të agjërojnë, janë përmendur në ajetin:
“...Ndërsa përsa u përket atyre të cilët kanë të vështirë agjërimin (p.sh. të sëmurët, të moshuarit, etj), ata kanë të drejtë zgjedhje: ose të agjërojnë, ose të ushqejnë një të varfër për çdo ditë,...”
[el-Bekareh 2:184]
Sipas komentimit të ibn Abazit r.a., këtu bëhet fjalë për mashkullin ose femrën e moshuar të cilët nuk munden të agjërojnë, kështu që ata duhet të ushqejnë një njeri të varfër për çdo ditë.
Kushti i Katërt:
Të jetë i vendosur (jo udhëtarë). Nëse është udhëtarë, nuk i obligohet agjërimi, sepse All-llahu s.v.t. thotë:
“...ndërsa kushdo që është i sëmurë ose në udhëtim, i njëjti numër ( i ditëve të cilat ai nuk i agjëroi në kohën e tyre, duhet të plotësohet) nga ditë e tjera..."
[el-Baqarah 2:185]
Dijetarët janë të pajtimit se udhëtarit nuk i obligohet agjërimi.
Është më mirë për udhëtarin të veprojë si është më lehtë. Nëse agjërimi paraqet rrezik për të, atëherë atij i bëhet haram agjërimi, sepse All-llahu s.v.t. thotë:
"...Dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njëri-tjetrin). Sigurisht që All-llahu është gjithnjë Mëshirëplotë ndaj jush.”
[En-Nisa’ 4:29]
Kjo tregon se çdo gjë që dëmton njeriun është e ndaluar(haram) për të.Nëse pyet, cila është shkalla e dëmtimit, e cila rezulton ndalimin e agjërimit, përgjigja është:
Dëmtimi mund të jetë psiqik, ose dikush e këshillon atë se agjërimi mund ta dëmtojë. Sa i përket dëmtimit psiqik, do të thotë se njeriu ndjen se agjërimi e dëmton dhe ndien dhimbje, e ngadalson shërimin e tij (nga sëmundja që ka) etj.
Sa i përket këshillës, këtu nënkuptohet këshillimi i mjekut të ditur dhe të besueshëm, i cili e këshillon se agjërimi e dëmton atë.
Kushti i Pestë:
Nuk duhet pasur ndonjë pengesë. Kjo vlenë posaçërisht për femrat. Femrat, të cilat kanë menstruacionet ose gjakderdhjet pas lindjes nuk duhet agjëruar, sepse i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., ka thënë: “ A nuk është rasti me femrën e cila kur ka periodin e saj, ajo nuk falet dhe nuk agjëron?”
Kështu që ajo nuk duhet të agjërojë dhe agjërimi i saj është i pa vlerë, sipas konsensit (mendimit të përbashkët) të dijetarëve. Dhe ajo duhet kompenzuar ditët e kaluara pa agjërim, poashtu duke u bazuar në mendimin e përbashkët të dijetarëve.