Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Kthehu pas
I Verberi

Nuk i pata kaluar te tridhjetat kur gruaja ime lindi djalin tim

parë…
Ende më kujtohet ajo nate.Mbeta deri në fund te nates ne një
koridor pushimi…Ishte nate e mbushur perplot me fjale te kota,
madje me pergojim dhe gjëra te
ndaluara…
Kryesisht unë isha ai qe i bëja te qeshnin te tjerët.Pergojoja
njerzit ndërsa te tjerët qeshnin.Më kujtohet mirë se atë nate i
pata bërë te qeshin shumë..
Kisha prirje për emitim te njerzve.Kisha mundësi ta ndryshoj
zërin
deri ne atë masë, saqë mendoje se vet njeriu,te cilin jam duke e
emituar dhe duke u tallur me te, është duke folur.
Po, talleja me këtë dhe atë, askush nuk me shpetonte, madje as
shoket e mi…
Disa njerëz patën filluar te me largohen vetëm e vetëm qe t'i
shpetojne gjuhës sime..
Më kujtohet atë nate talleja me një te verber, i cili kërkonte
ndihmë ne një treg. Ajo qe është edhe me e
çuditshme se unë ia vura
kembën para,kështuqë morri ne thua dhe u rrezua.Nuk dinte se
çfarë
te thotë.Qeshja ime filloi te ndihej ne treg.U ktheva ne shtepi
vonë.Gruan e gjeta duke me pritur…Gjendja e saj ishte vërtetë
për
>> >>të të ardhur keq.Me tha me një ze te dridhur: Rashid..Ku ishe?
I thashë duke u tallur: Ne mars.Të shoket e mi po ku tjetër…
Mundimet dhe dhimbjet i vereheshin ne fytyre..Me tha duke i
shkuar
lotet ne fytyre: Rashid,jam duke ndier dhimbje.Me duket se ka
ardhë
koha e lindjes.
Rrodhi një pikë loti e qete ne faqen e saj…
E ndieja ne zemër se unë e kam lënë pas dorë gruan time..
Me mirë do të ishte te perkudeseja për gruan time sesa te kaloja
netet ne gjëra te kota,e sidomos kur ajo ishte ne muajin e
nëntë te shtatezanise..
E dërgova shpejt ne spital.
Hyra ne dhomen e lindjes.E mundonin dhimbjet e lindjes me ore te
tera…E pritja lindjen me një durim të madh…Iu veshtiresua
lindja.Prita shumë derisa u lodha kështuqë shkova ne
shtepi.Numrin
e telefonit ia lashe recepcionistes qe te me marrë myzhde…
Pas disa orëve me thirren qe te me tregojnë se Salimi kishte
lindur…
Shkova shpejt ne spital.Ke e shihja i pyesja për dhomen e saj.Me
thanë ta konsultoja mjeken kujdestare …
Bertita: Çfarë mjeke? Me rëndësi është ta shoh djalin tim
Salimin..
Me thanë: Së pari shko dhe konsultoje
mjeken!
Hyra tek mjekeja.Filloi te me flas për fatkeqesirat dhe se si
njeriu duhet te pajtohet me caktimet e Zotit.Pastaj më tha:
Djali
yt ka pengesa te mëdha ne sy dhe siç shifet ai e ka humbur te
parit!!
E ula koken dhe i fshieja
lotet..E kujtoja njeriun e verber ne treg, i cili kërkonte
ndihmë…njeriun me te cilin qeshja me treg…
I madheruar qoftë Allahu! Siç sillesh me njerëz ashtu të ndodhë
edhe ty! Mbeta i heshtur për disa çaste…Nuk dija çfarë te
them…Mu
kujtuan gruaja dhe djali.E falenderova mjeken për sjelljen e
mirë
te saj dhe shkova ta shoh gruan time…
Gruaja ime nuk ishte pikelluar.Ishte besimtare e fortë dhe
pajtohej
me caktimin e
Allahut,Subhanehu ve teala,si jo kur ajo çdoherë me
keshillonte te heqja dorë nga te perqeshurit e njezve.Cdohere më
thoshte: mos i pergojo njerzit…
Dolem prej spitalit e bashke me ne edhe Salimi i vogël…
Ne te vetet nuk interesoheja shumë për te.E konsideroja si diç
qe
nuk ekziston ne shtepi.Kur qante shumë dilja dhe flija ne një
sallon…

Ndërsa gruaja ime interesohej shumë për te dhe e donte
shumë.Unë,nuk them se
e urreja, por disi nuk mund ta doja.
Filloi te rritej Salimi..Filloi te zhagitej por disi
çuditshëm…Kur
i bëri një vit u mundonte te ec por këtu verejtem se ai ishe i
çalë..
M'u be edhe me i
padurueshem…
Pas tij gruaja i lindi edhe dy djeme,Omerin dhe Halidin…
Kaluan vitet. U rrit Salimi e bashke me te u rriten edhe dy
vellezerit e tij.n Nuk kisha dëshirë te rrija ne shtepi,çdoherë
e
preferoja ndejen me shoket e mi.Ne te vërtetë isha si kukull ne
duart e tyre.
Gruaja ime megjithë sjelljet e mia jonjerzore prapë ishte
optimiste
se një ditë do të permiresohem. Cdohere lutej për te me udhezuar
Allahu,subhanehu ve teala, dhe nuk ndahej e hidheruar nga
sjelljet
e mia abnormale,përveç nëse me shifte se unë e lija Salimin dhe
interesohesha për dy djemtë tjerë…

U rrit Salimi e se bashku me te edhe derti im.Nuk kundershtova
kur
gruaja ime kerkoi qe ta regjistronim Salimin ne   një shkolle te
veçantë për personat me aftësi te kufizuara.Nuk ndieja se vitet
kalonin.Ditët e mia ishin të njëjta;pune,gjume,ushqim dhe defrim
tërë naten.

NE DITEN E PREMTE…
U ngrita ne ora 11 paradite.Ishte ende herët për mua.Atë ditë
isha
i ftuar ne një dreke.U visha,vura parfum dhe desha te dilja
jashtë..Kalova pranë salles se ndejes.Me ndali një pamje e
Salimit.Qante dhimbshem!
Ishte hera e pare qe u ndala tek Salimi ,i cili qante,te shoh se
çfarë ka, qysh prej kur ishte femij…Kaluan dhjetë (10) vite dhe
unë
asnjëherë nuk u interesova për te.U mundova te behem kinse nuk
po
dij asgjë por nuk munda.E degjoja
duke e thirre nënën e tij ndërsa
unë isha ne dhome..Iu afrova dhe i thashë: Salim përse qane? Kur
e
degjoi zërin tim pushoi nga te qajturit.Kur ndiu prezencen time
filloi te prekte
afër tij me duart e tij te shkurtera.Çfarë ka ky femi?! Verejta
se
ai mundohej te largohej prej meje dhe sikur thoshte: A tash te
ra
dërmend për mua.Ku ishe qe dhjetë vite?
I shkova pas kur ja hyri ne një dhome.

Ne fillim refuzoi te më tregonte se për çfarë qante.U mundova te
sillem bute me te, kështuqë filloi te m'a sqaroj shkakun se
përse
qante.E degjoja por u shokova.A e dini se c'ishte shkaku i te
qarit
te tij? Vellau i tij, Omeri, i ishte vonuar, i cili zakonisht e
dërgonte ne xhami.Ishte namazi i xhumase kështuqë
frikohej se nëse
nuk shkon herët nuk mund te gjej vend ne saf të parë…
E thirri Omerin,e thirri nënën e vet por pa pergjegje.Qante
ndërsa
unë shiqoja lotet e tij,te cilët buronin nga dy sytë e tij te
verbuar..Nuk munda te perballoj dot pjesen tjetër te bidsedes.Ia
vera doren ne goje dhe i thashë: A për këtë po qan o Salim?

Tha: po.

I harrova shoket,e harrova dreken dhe thashë: Salim mos u
deshpero.A e di se kush do të vijë me ty sot ne xhami?
Tha: po,sigurisht se ai është Omeri, por çdoherë më vonohet.
Thashe: jo,por unë do të vij me ty.
U çudit Salimi dhe nuk besonte.Mendonte se mos jam duke u tallur
me
te.Mendoi pak
pastaj filloi te qaje.
Ia fshiva lotet me dorë dhe e kapa për dorë.
Desha te skojme ne xhami me veture por refuzoi duke thënë:
Xhamia
është afër dhe dua te ec ne këmbë. Betohem ne Allahun se ma ka
thënë këtë.
Nuk më kujtohet se kur për herë te fundit pata hyrë ne xhami,por
ishte hera e pare qe hyja duke ndier frikë dhe pendim,për
leshimet
qe i pata bërë gjatë tërë atyre viteve te kaluara.


Xhamia ishte përplotë me njerëz por ,fale ndihmes se
Allahut,Subhanehu ve teala,Salimit ia gjetem një vend ne
safin e pare.E degjuam ligjeraten sebashku dhe u fal afër
meje.Ne
te vërtetë unë u fala afër tij..
>> >>

Pasi perfundoi namazi Salimi
kerkoi prej meje një Kur'an.U çudita!
Si mund te lexoje ndërsa ky është i verber?!

U mundova te injoroje këtë kërkesë por u silla mirë duke mos i
lenduar ndjenjat e tij.Ia dhashe Kur'anin.Kerkoi prej meje t'ia
hap
Kaptinen Kehf.Fillova t'i shfletosi faqet njëherë e heren tjetër
shiqoja ne përmbajtje derisa e gjeta.E morri Kur'anin dhe e
vendosi
para vetes se tij.Filloi ta lexoje kaptinen ndërsa dy sytë e tij
ishin te mbyllur.

O Zot ç'po ndodhë!! Ai e kishte nxene përmendësh tërë kaptinen.U
turperova prej vetes sime.E mora një Kur'an dhe fillova te ndiej
një dridhje ne trupin tim..Lexova shumë.Iu luta Allahut te me
falte
dhe te me udhezonte!!!


Nuk mund ta permbaja
Veten.Fillova te qaje sikurse fëmijët.
Disa njerëz ende ishin ne xhami kështuqë u turperova prej tyre.U
mundova ta fshehi qarjen time por te qarit u shenderrua ne
dënesje.
Nuk dija agje përveç një dorë te vogël,e cila m'a prekte fytyren
e
pastaj m'i fshinte lotet.Ishte Salimi! E morra dhe e perqafova
shumë.E shiqoja dhe thashë ne vete: Ti nuk je i verber por unë
jam
i verber,qe shoqeroja   hipokrite e huligane,te cilët me
terheqnin
drejt Xhehennemit…
kthyem ne shtepi.Gruaja ime ishte merakosur shumë për
Salimin.Por
meraku dhe brengosja e saj u shenderuan ne lote kur kuptoi se
unë
isha ne xhami se bashku me Salimin.
Prej asaj ditë kurrë me nuk më ka
kaluar asnjë namaz pa e falur ne
xhami me xhemat…

I braktisa shoket e keqinje dhe fillova te hyjë ne një shoqeri
te
zgjedhur,me te cilët u njoftuam ne xhami.E shijova embelsine e
besimit me ta. Prej tyre mesova
gjëra,prej te cilave dunjaja me pate larguar. Asnjëherë nuk më
ka
kaluar ndonjë tubim i perkujtimit te Allahut,Subhanehu ve teala
apo
namazi i vitrit…Kur'anin gjatë muajit e lexoja disa herë.Gjuha
ime
ishte e lagur vetëm me perkujtimin e Allahut,Subhanehu ve
teala.Ka
gjasa qe Allahu te m'i fal pergojimet dhe talljet e mia me
njerëz
Fillova qe çdo ditë te jem me afër familjes.Shiqimet dhe
dhimbjet
e gruas sime,te cilat vereheshin ne sytë e saj me pare,i largova
njëherë e pergjithmone.Buzeqe shja nuk mund te largohej prej

fytyres se birit tim Salimit.Ai qe e shifte mendonte se është
mbreti i dunjasë..

E falenderova shumë Allahun për këtë begati te madhe!!!

Një ditë prej ditesh ,shoket e mi bemires,kishin vendosur te
shkonin ne një vend te largët për t'ua mësuar njerzve fenë e
Allahut,Subhanehu ve
teala.Dyshova se a te shkoje apo jo?! Bera namaz Istihare ( i
cili
bëhet ne rastet kur njeriu për te bërë diç e lut Allahun t'ia
frymezoje te qelluaren dhe te miren S.I) dhe e   konsultova gruan
time. Pritja se ajo do të refuzoje por ndodhi e kundërta. U
gezua
shumë madje ajo edhe me nxiste.
E gjora! Me pare me shifte duke udhetuar për ne vende te ndyra
pa u
konsultuar fare me
te.Iu drejtova Salimit dhe e lajmerova se unë do
të udhetoje.Me perqafoi me dy duart e tij te shkurtera ne shenjë
lamtumire…
Mungova ne shtepi plot tre muaj e gjysmë

Gjatë kësaj periudhe,sa herë qe më vinte shansa, iu telefonoja
familjes dhe flisja me fëmijët e mi.Isha merzite shumë për ta.
Ahhhhhhhh po ta dinit sesa shumë isha permalluar për Salimin!!
Deshiroja ta ndieja zërin e tij.Ishte i vetmi qe asnjëherë nuk
pata
mund të flasë me te sepse kur thirrja unë,ose
ishte në shkollë ose ne xhami.
Sahere qe i flisja gruas sime për permallimin tim të madh për
Salimin qeshte prej gezimit.Heren e fundit kur telefonova nuk e
dëgjova duke qeshur.Zeri i ishte
ndryshuar..
I thashë: Percillja selamin tim Salimit!
Tha: InshaAllah ( Nëse don Allahu) dhe heshti..
Së fundi u ktheva ne shtepi.Trokita deren dhe prisja qe ta hape
Salimi por u befasova kur pashë Halidin, femiun me te vogël,i
cili
ende nuk kishte mbushur 4 vite te plota.
E ledhatova ndërsa ai peshperiste: Babi…Babi…
Nuk e di përse mu ngushtua gjoksi ashtu kur hyra ne shtepi..

Kerkova nga Allahu,subhanehu ve teala,mbrojtje prej djallit te
mallkuar.

Erdhi gruaja ime ndërsa ne fytyre kishte ndryshuar.Mundohej te
shtirej se ishte e gezuar.
U shiqova me vëmendje pastaj e pyeta: Çfarë ke?

Me
tha:Asgje.
Rastesisht mu kujtua Salimi.
Thashe: Ku është Salimi?
E uli koken dhe nuk mu pergjegj.Rrodhen lote te valë ne faqet e
saja.
Bertita ..Salim..Ku është Salimi…?
Nuk dëgjova asgjë tjetër përveç zerit te Halidit,i cili duke
belbezuar thoshte: Baba,thalimi ka thku ne Xhennet ( Salimi ka
shkuar ne xhennet)..te Zoti…

Nuk me mbanin kembet ndërsa gruaja qante aq dhimbshem saqë gati
i
ra te fiket. Dola prej dhome…
Me vonë me njoftuan se Salimin e kishin goditur ethet dy jave
para
se te vija unë.Gruaja e kishte dërguar ne spital por ethet vetëm
sa
i ishin shtuar derisa edhe kishte
vdekur…

Allahu e mëshiroftë Salimin ndërsa neve na befte te marrim mësim>prej ngjarjeve te tilla! Amin!!!