Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
DEMASKIM: Si u maskaruan 24 civilë Irakian nga ana
DEMASKIM: Si u maskaruan 24 civilë Irakian nga ana e marinsave amerikan 28 05 2006
Kur´an dhe SunnetImage Fotografitë e bëra nga inteligjenca ushtarake amerikane kanë dhënë dëshmi vendimtare rreth faktit se, 24 Irakianë janë masakruar nga ana e marinsave terroristë amerikanë në Haditha.
Fotografitë tregojnë viktima tjera, të qëlluara në formë ekzekucioni në kokë dhe në gjoks në shtëpitë e tyre. Një zyrtar i qeverisë amerikane tha se, "..këto (fotografi) tregojnë se marinsat ishin të involvuar në diçka si 'rënie totale e moralit dhe udhëheqësisë.' "
Këto vrasje janë duke u zhvilluar në barbarizmin më të keq nga barbarizmat e njohura amerikane në Irak. Së paku shtatë gra dhe tre fëmijë ishin në mesin e atyre që u vranë. Deklaratat e dëshmitarëve të pranuara nga ana e The Sunday Times sugjerojnë se numri i fëmijëve të masakruar mund të jetë gjashtë. " Kjo është e shëmtuar," - deklaroi një zyrtar ushtarak amerikan.
Derisa bota është e shokuar nga dëshmitë e paraqitura rreth edhe një barbarizimi amerikan në Irak, marshali i forcae ajrore të Britanisë, Jock Stirrup, mendon rreth rënies së përkrahjes së luftës në Irak në Britani si rezultat i raportimeve tmerruese. " Akuzime të këtij lloji e vështirësojnë këtë (përkahjen e luftës)," - pohoi ai.
Fotografitë e të masakruarve, të cilat mbahen të ruajtura mirë nga "Shërbimi hetues i marinës", ishin bërë nga ana e një fotografuesi ushtarak, i cili besohet të ketë arritur në skenën e masakrës disa çaste pas vrasjeve.
Kjo njollë mbi ushtrinë amerikane besohet të jetë me e vështirë për t'u shlyer sesa fotografitë e abuzimeve sadiste të të burgosurve në Abu Ghraib nga ana e amerikanëve.
Poashtu, janë duke u bërë krahasime me masakrën My Lai në vitin 1968 në Vietnam, ku ushtarët amerikan masakruan më se 500 fshatarë.
Një dëshmitar i masakrës në Haditha, Aws Fehmi, kishte dëgjuar fqiun e tij, Yunis Salim Khafif, duke lutur amerikanët që mos ta vrasin, kishte thirrur në gjuhën angleze " Unë jam mik, unë jam i mirë."
" Por ata e vranë atë, gruan e tij dhe vajzat," - tha Fehmi
Është e qartë se, marinsat kanë gënjyer kur për vdekjen e 15 civilëve akuzuan bombën e cila detonoi pranë një patrulle amerikane dhe pohuan se tetë Irakianë tjerë kishin qenë kinse luftëtarë të Rezistencës të cilët u vranë gjatë shkëmbimt të zjarrit. Kur u pyet javën e kaluar se, sa Irakian u vranë prej detonimit të bombës, një zyrtar i Pentagonit tha: " Zero." " Marinsat kurrë nuk kishin qenë nën zjarr armiqësor." - shtoi një zëdhënës.
Është me rëndësi të theksohet se, ky kthim radikal në deklaratat e ushtarakëve amerikan, zëdhënësve të qeverisë amerikane, etj., vjen vetëm pas bërjes publike të deklaratave të dëshmitarëve të masakrës dhe publikimit të dëshmive nëpër media. Deri në këtë moment, gënjeshtrat e tyre dhe tentimet e mohimit të së vërtetës rreth masakrës barbare kanë kaluar faza të ndryshme, varësisht se çfarë ishte publikuar në media ashtu jipeshin deklarata zyrtare për të fituar në kohë dhe për të gjetur dike për t'a fajësuar.
Hetuesit kanë ardhur në përfundim se, vrasjet janë zhvilluar në një periudhë prej tri deri në pesë orë.
" Kjo nuk ka qenë hapje zjarri të vrullshëm, por ka qenë operacion i gjatë." - deklaroi një zyrtar i Pentagonit.
Nga kjo deklaratë, poashtu, mund të verehet vetëdijshmëria e zyrtarëve amerikan rreth rasteve pothuajse të përditshme të hapjes së zjarrit indiskriminues të ushtarëve amerikan përreth tyre në momente frige, me ç'rast kanë humbur jetën qindra civilë irakian deri më tani, ndërsa deklaratat zyrtare ishin të llojit: " Gjatë detonimit të një bombe u vranë civilë Irakianë..", duke tentuar kështu që Rezistenca Irakiane të fajësohet kinse po merr në shënjstër popullatën civile të Irakut.
The Sunday Times ka rikonstruktuar ngjarjet e masakrës me ndihmën e AbdulRrahman el-Mashandani, prej grupit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Hamurabi në Irak. Si duket, vrasjet e para kanë ndodhur në momentin kur një taksi i cili ishte duke transportuar katër studentë i ishte afruar pikës kontrolluese të vendosur nga amerikanët.
Abu Makram, 50-vjeçar, ishte zgjuar nga detonimi i bombës dhe kishte shikuar nga dritarja e tij në momentin kut terrori morri hovin. Të gjithë ata që kishin qenë në taksi janë urdhëruar të dalin jashtë dhe janë qëlluar për vdekje.
Marinsat pastaj i ishin vërsulur tri shtëpive në afërsi. " Ata detonuan derën hyrëse të shtëpisë së parë," kujtohet Makrami. " Kur hyrën brenda, ne dëgjuam edhe një eksplozion të pasuar me breshër zjarri."
Ishte kjo shtëpia e 76-vjeçarit AbdulHamid Ali Hassan, këmba e të cilit kishte qenë e amputuar për shkak të diabetit. " Ai ishte një njeri i vjetër, i verbër, në karrocë invalidësh," tha Makrami.
Mbesa e Hassanit, Iman Walid 10-vjeçare, ishte në rrobat e saja të fjetjes. " Rreth 10 marinsa hynë në shtëpi," tha Iman. " Ata hodhën granata dore dhe filluan të hapin zjarr në të gjitha drejtimet. Gjyshi ishte ulur në afërsi të sallonit dhe ata e qëlluan për vdekje."
Në dhomën tjetër, babai i saj kishte qenë duke lexuar Kur'an. " Ushtarët amerikan shkuan në dhomë dhe e vranë edhe atë," tha Iman. " Ata na tubuan të gjithëve në një dhomë - gjyshja ime, nëna ime, vllezërit e mi dhe axhallarët e mi. Ata hodhën dy granata dore dhe filluan të hapin zjarr ndaj nesh."
Të rriturit tentuan të mbrojnë fëmijët me trupat e tyre, por u vranë. Kur Imani morri guxim të shikojë, ajo pa se " ..të gjithë ishin vrarë përeth meje, përveç vëllaut tim dhe axhës."
Të dy ishin të plagosur dhe Imani ishte e qëlluar në këmbë. Pjesa tjetër e familjes, përfshirë edhe vëllaun e saj Abdullahun 4-vjeçar, u vranë.
Imani iku në fqinjësi ku banonte gjyshi tjetër i saj, Yunis. Aty e priti një pamje e tmerrueshme, ku dukej se të gjithë ishin vrarë, përveç një të përjtuari, Safa Yunis Salim 10-vjeç.
" Babi im shkoi për t'ua hapur derën amerikanëve, por u qëllua menjëherë në kokë dhe në gjoks dhe u vra," tha Safa.
" Unë arrita të fshihem përfundi trupit të vëllaut tim Muhammedit. Gjaku i tij më kishte mbuluar dhe më mbrojti mua, derisa unë shtirresha sikur e vdekur." Ata poashtu vranë katër motrat e saja, përfshirë Ajshen 4-vjeçare dhe Zejneben 2-vjeçare.
Kaluan pesë orë derisa Safa arriti të ikë. " Unë isha e vetmja që shpëtoi. I shikoja ata duke më vrarë tërë familjen time. Tani jam e vetmuar," thotë Safa duke qajtur.
Kur marinsat iu vërsulën shtëpisë së tretë, ata ndryshuan taktikën. Meshkujt u ndanë prej grave dhe u vendosën në një dollap të madh rrobash, sipas deklaratës së Yussef Ayed Ahmad vëllaut të të vrarëve, të cilët jetonin në shtëpinë tjetër. " Ata i vendosën katër vëllezërit e mi në dollapin e rrobave dhe vazhduan të hapin zjarr derisa ata ishin brenda," tha ai. " Nëna dhe motra ime më treguan pastaj se si janë vrarë."
Tregimi i rrejshëm i marinsave rreth masakrës shumë shpejtë filloi të shpartallohej. Në muajin mars, gazeta Time zbuloi ekzistencën e një videoje, të inçizuar një ditë pas masakrës nga ana e një studenti Irakian. Në video tregoheshin viktimat e masakrës ende në rrobat e tyre të fjetjes, gjurmë gjaku dhe shenja të shrapnelave dhe plumbave në mure.
Në morgun lokal, Walid el-Obeidi, i cili kishte pranuar kufomat 24 orë pas masakrës, poashtu hodhi poshtë pohimet e marinsave amerikan. " Dy kufoma ishin tërësisht të djegura," tha ai. " Të tjerët, përfshirë gratë dhe fëmijët, që të gjithë ishin qëlluar nga afërsia."
Bazuar në disa raportime, aeroplanët ushtarak amerikan kishin lëshuar bomba 227kg (500lb) mbi shtëpitë.
Marinsat kishin paguar $2,500 dëmshpërblim për çdonjërin prej 15 viktimave të masakruara në shtëpitë e tyre. Ata kishin refuzuar të paguajnë për katër vëllezërit dhe pesë personat në taksi, duke pohuar se ata kishin qenë "terroristë" (luftëtarë të Rezistencës). Zyrtarët tani deklarojnë se ata kanë qenë të pafajshëm.
Sidoqoftë, përderisa përkrahësit e agresionit amerikan filluan të shohin gabimin e tyre (fillimisht Spanja, se fundi Italia) dhe filluan tërheqjen e trupave te tyre nga Iraku, përderisa Kombet e Bashkuara shpallën këtë agresion si "luftë ilagale" (Kofi Anan), përderisa abuzimet, keqtrajtimet, vrasja e civilëve, masakrimet, etj., nga ana e agresorit amerikan dhe aleatëve të tyre marrin përmasa gjithnjë e më të tmerrshme, vendet muslimane ende shprehin "përkrahje të pakufizuar" terroristëve të vërtetë të kohës sonë. Shpresojmë që edhe ata të fillojnë të shohin se e vërteta nuk qëndron në gazetat bulevardistike apo në gjuhët e karrieristëve të cilët shohin endrra duke ia puthur dorën Papës dhe Bushit, por më tepër, qëndron në pragjet e dyerve tona, prej të cilave ende ndihet era e gjakut të të afërmive tanë.
burimi: The Times, The Sunday Times, agjesi tjera
përgaditi: Kuran dhe Sunnet