Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Feja Islame
Feja Islame është feja të cilën e dërgoi All-llahu përmes Muhamedit alejhis-selam, me të ai i mbylli të gjitha fetë dhe e plotësoi atë për robërit e Tij, me te, Ai ua plotësoi mirësinë dhe e pëlqeu atë për fe të tyre, prandaj nuk pranohet fe tjetër përveç saj, All-llahu i Lartësuar thotë:
“Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj, por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve...”
(El-Ahzab: 40)
Gjithashtu i Lartësuari thotë:
“...sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë time, dhe zgjodha për ju Islamin fe...”
(El-Maide: 3)
Gjithashtu i Lartësuari thotë:
“Njëmend fe e pranueshme tek Allahu është vetëm Islami...”
(19)
Gjithashtu i Lartësuari thotë:
“E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.?
(Ali Imran: 85)
All-llahu i Lartësuar i obligoi të gjithë njerëzit të besojnë në fenë e Tij dhe në Muhamedin alejhis-selam, Ai duke iu drejtuar Muhamedit alejhis-selam thotë:
“Thuaj (Muhamed): “O ju njerëz! unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju, (i dërguar i atij) që është sundimi i qiejve dhe i tokës, nuk ka zot tjetër përveç Tij, Ai jep jetë dhe jep vdekje, pra besoni Allahun dhe të dërguarin e tij, pejgamberin e pashkolluar i cili beson Allahun dhe fjalët e Tij, andaj përmbajuni rrugës së tij që ta gjeni të vërtetën?”
(El-A’raf: 158)
Në “Sahihul-muslim (Librin autentik të Muslimit)” transmetohet nga Ebu Hurejre (Bashkëkohës i Muhamedit alejhis-selam) radijallahu anhu se Muhamedi alejhi-selam ka thënë: “Për atë që në dorën e tij është jeta e Muhamedit! Nëse për mua ndëgjon ndonjë nga ky popull (ummet) qoftë ai hebre apo krishter, pastaj vdes dhe nuk beson në këtë që më është shpallur, do të jetë prej banorëve të zjarrit?
Besimi në Muhamedin alejhis-selam d.m.th. vërtetimi dhe pranimi i shpalljes së tij, si dhe bindja ndaj saj, e jo vetëm vërtetimi i saj. Për këtë arsye Ebu Talibi (xhaxhai i Muhamedit alejhis-selam) nuk ishte apo nuk llogaritej besimtar në Muhamedin alejhis-selam, edhe pse vërtetoi shpalljen e tij dhe dëshmoi se ajo është më e mira fe.
Feja Islame: përfshinë të gjitha interesat që përfshinin fetë e mëparshme, duke u veçuar nga ato me miratimin e saj në çdo kohë, vend dhe çdo popull, All-llahu i Lartësuar duke iu drejtuar Muhamedit alejhis-selam thotë:
“Ne edhe ty (Muhamed) ta zbritëm librin (Kur’anin) me të vërtetën, që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantues i tyre...”
(El-Maide: 48)
Miratimi i saj në çdo kohë, vend dhe çdo popull d.m.th. përmbajtja e rrugës së saj nuk i kundërvehet interesave njerëzore në çfarëdo kohe dhe çfarëdo vendi, madje edhe më tepër mu aty fshihet mirësia njerëzore, e kjo nuk do të thotë se feja Islame i nënshtrohet çdo kohe, vendi dhe populli siç dëshirojnë apo pretendojnë disa njerëz.
Feja Islame: është feja e vërtetë. All-llahu i Lartësuar i ka premtuar atij që i përmbahet asaj se do ta ndihmojë dhe do ta lartësojë mbi të gjithë, All-llahu i Lartësuar thotë:
“Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, që me këtë të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse këtë e urrejnë idhujtarët.”
(Et-Tevbe: 33)
All-llahu i Lartësuar gjithashtu thotë:
“Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira nga mesi i juaj, Allahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në tokë ashtu si i bëri zotërues ata që ishin para tyre, dhe do t’u forcojë fenë që Ai e pëlqeu për ta, kurse në vend të frikës ai do t’u dhurojë siguri, Mua do të më adhurojnë dhe asgjë nuk do të më shoqërojnë, e ata që pas kësaj mohojnë, ata janë njëmend të prishurit.”
(En-Nur: 55)
Feja Islame: është bindje dhe ligj (Sheriat), ajo është e plotë në bindjen dhe ligjet e saja.
1. Urdhëron njësimin e zotit dhe ndalon shirkun (politeizmin).
2. Urdhëron të vërtetën dhe ndalon nga gënjeshtra.
3. Urdhëron drejtësinë dhe ndalon padrejtësinë.
4. Urdhëron besnikërinë dhe ndalon tradhtinë.
5. Urdhëron mbajtjen e premtimit dhe ndalon shkeljen e tij.
6. Urdhëron sjelljen e mirë ndaj prindërve dhe ndalon mosdëgjimin e tyre.
7. Urdhëron ndërlidhjen me farefisin dhe ndalon shkëputjen e marrëdhënieve.
8. Urdhëron bamirësinë ndaj fqinjëve dhe ndalon keqbërjen ndaj tyre.
Përfundimisht “Islami” urdhëron çdo cilësi të mirë dhe ndalon çdo vepër të keqe.
All-llahu i Lartësuar thotë:
“Njëmend Allahu urdhëron drejtësinë, bamirësinë, ndihmën ndaj të afërmve, dhe ndalon amoralitetin, neveritjen dhe dhunëm. Ai ju këshillon ashtu që të merrni mësim.”
(En-Nahl: 90)