Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
HIXHABI ËSHTË NDER
All-llahu bëri mbulesën titull nderi duke thënë:
"O pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen se nuk janë rrugaçe e të mos ofendohen" (El-Ahzab 59) pra, të mos jenë të dëmtuara nga të amoralshmit.
Pjesa e ajetit "e të mos ofendohen" aludon në atë se njohja e bukurive të gruas është ofendim për to dhe hyrje e fitnes (përçarjes) dhe të keqes.
All-llahu lejoi që gratë e moshuara, të cilat nuk i tërheqin burrat, t'i heqin mantot (mbulesat).
"Nuk është mëkat për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë më martesë, që ta heqin mbulesën e tyre, por duke mos i zbuluar bukuritë, megjithatë, më së miri për to është që të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon dhe di." (En-Nur 60)
Pra, Ai cilësoi hixhabin si nder për gratë e moshuara.
A thua vallë, ç'thuhet për të rejat?