Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
VLERA E HIXHABIT
Mbulesa është respekt ndaj All-llahut dhe Pejgamberit alejhis-selam.
All-llahu ka bërë vaxhib (detyrë të domosdo-shme) respektin ndaj Tij dhe respektin ndaj Pejgamberit alejhis-selam duke thënë:
"Aty ku All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon asnjë besimtari dhe besimtareje që në atë çështje të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër. E kush bën mëkat ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij, ai është larguar shumë larg të Vërtetës." (El-Ahzab 36)
"Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në konflikt mes tyre, e pastaj të mos ndiejnë pakënaqsi nga gjykimi yt dhe derisa të mos binden sinqerisht". (En-Nisa 65)
All-llahu i ka urdhëruar gratë duke thënë:
"Thuaju edhe besimtareve t'i ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që jane të dukshme, dhe le t'i vënë shamitë mbi krahërorin e tyre." (En-Nur 31)
All-llahu thotë:
"Dhe rrini në shtepitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj siç shfaqej në injorancën e hershme" (El-Ahzab 83)
"E kur të kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre" (El-Ahzab 53)
"O pejgamber, thuaju grave tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve, le t'i vënë shamitë e veta mbi trupin e tyre." (El-Ahzab 59)
Pejgamberi alejhis-selam thotë: "Gruaja është avret" d.m.th. ajo duhet të mbulohet.